Rama bën krahasimin për Malësinë e Madhe dhe Përmetin: 10 vite më parë dukeshin si vende pa shpresë, sot destinacione të Shqipërisë së re

11 Tetor 2026, 09:50Politika TEMA
Rama bën krahasimin për Malësinë e Madhe dhe Përmetin:

Në nisje të episodit të sotëm të podcast-it “Flasim”, kryeministri Edi Rama ndau një reflektim për dy pika të Shqipërisë: Malësinë e Madhe dhe Përmetin.

Ai vuri në dukje ndryshimin që ka prekur këto dy vende gjatë 10 viteve, dikur si dy vende që nuk përbënin interes për askënd, ndërsa sot si fytyra e një Shqipërie të re. Në këtë pikë, shtoi se kjo Shqipëri është ndërtuar me mund, pavarësisht protestave në bulevardin e kryeministrisë që thonë të kundërtën.

“Duke përgatitur pak minuta më parë këtë episod që është i pesti i sezonit të shtatë të podcastit ‘Flasim’, po mendoja që njëherë e një kohë, por jo 100 vjet përpara, 10 vjet përpara, qoftë Malësia e Madhe, qoftë Përmeti ishin ndër ato pika në hartën e Shqipërisë që dukeshin shumë larg dhe nga ana tjetër, ku dukej për së largu, pa shkuar, që s’kishte asnjë arsye për të shkuar.

Kujtova po ashtu që në kohën kur unë nuk isha ende në këtë detyrë dhe për shkak të detyrës që kisha më parë, duhet të bridhja Shqipërinë. Qoftë Malësia, qoftë Përmeti ngjanin si vende pa shpresë, ky kush ishte aty ishte thjesht ende aty, por të nesërmen s’do të ishte më aty. Kush vinte, vinte ose se kishte familjen aty për t’i parë ose se në rastin më të zakonshëm një dasmë ose larg qoftë, një vaki.

Sot janë dy destinacione të Shqipërisë së re, Shqipërisë tjetër që kemi ndërtuar me shumë mund ndërkohë që nga bulevardi i Tiranës shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale dhe të ekraneve”, tha Rama.

 

 

Lini një Përgjigje