Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rama bën krahasimin për Malësinë e Madhe dhe Përmetin: Dikur vende pa shpresë, sot destinacione të Shqipërisë së re

Shkruar nga Newsbomb
Rama bën krahasimin për Malësinë e Madhe dhe Përmetin:
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur këtë të diel në podkastin e radhës “Flasim”, ku ndau një pikë referimi për dy pika të Shqipërisë, Malësinë e Madhe dhe Përmetin.  Ai u shpreh se 10 vite më parë këto dy zona përceptoheshin si vende të largëta dhe pa asnjë arsyeje për ta vizituar.

Rama ka kujtur kohën përpara se të merrte detyrën e kryeministrit, duke u shprehur se Malësia e Madhe dhe Përmeti dukeshin si vende pa shpresë, ku njerëzit qëndronin kryesisht për shkak të lidhjeve familjare. Sipas tij, vizitat në këto zona bëheshin kryesisht për të takuar familjarët, për dasma apo në raste mortore.

Po ashtu, ai ka theksuar se sot Shqipëri është ndërtuar me mund, pavarësisht protestave në bulevardin e kryeministrisë që thonë të kundërtën.

“Duke përgatitur pak minuta më parë këtë episod që është i pesti i sezonit të shtatë të podcastit ‘Flasim’, po mendoja që njëherë e një kohë, por jo 100 vjet përpara, 10 vjet përpara, qoftë Malësia e Madhe, qoftë Përmeti ishin ndër ato pika në hartën e Shqipërisë që dukeshin shumë larg dhe nga ana tjetër, ku dukej për së largu, pa shkuar, që s’kishte asnjë arsye për të shkuar. Kujtova po ashtu që në kohën kur unë nuk isha ende në këtë detyrë dhe për shkak të detyrës që kisha më parë, duhet të bridhja Shqipërinë. Qoftë Malësia, qoftë Përmeti ngjanin si vende pa shpresë, ky kush ishte aty ishte thjesht ende aty, por të nesërmen s’do të ishte më aty. Kush vinte, vinte ose se kishte familjen aty për t’i parë ose se në rastin më të zakonshëm një dasmë ose larg qoftë, një vaki. Sot janë dy destinacione të Shqipërisë së re, Shqipërisë tjetër që kemi ndërtuar me shumë mund ndërkohë që nga bulevardi i Tiranës shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale dhe të ekraneve”, tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese