Shqipëria dënon sulmin e Huthive ndaj Arabisë Saudite, ministri Ferit Hoxha: Shënjestrimi i civilëve është i pajustifikueshëm

11/10/2026 10:12

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas sulmit të fundit të grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite, duke dënuar ashpër aktin dhe duke shprehur solidaritetin e Shqipërisë me popullin dhe autoritetet saudite.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, Hoxha thekson se sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile nuk mund të justifikohen dhe se përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Shqipëria dënon në termat më të fortë sulmin e fundit me pasoja në jetë njerëzish të grupit Huthi kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Sulmet e përsëritura nga rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal, rrezikojnë jetën e civilëve dhe minojnë përpjekjet për të nxitur paqen dhe sigurinë në rajon.

Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.

U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe solidaritetin tonë të plotë me popullin dhe autoritetet e Arabisë Saudite”, shkruan ministri Hoxha.

Top Channel