Has, goditet lokali i lojërave të fatit! Sekuestrohen 10 makineri pokeri! Në kërkim pronari, arrestohet punonjësi 47-vjeçar
Një tjetër rast i organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit është zbuluar në Has, ku policia ka sekuestruar 10 makineri elektronike, një tavolinë pokeri dhe sende të tjera që dyshohet se përdoreshin për këtë aktivitet.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pokeri”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë një 47-vjeçar, banues në Krumë, i cili punonte në lokal.
Ndërkohë, pronari i lokalit, një 34-vjeçar, banues në Krumë, është shpallur në kërkim nga policia.
Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, uniformat blu sekuestruan 10 makineri elektronike të markës “APEX”, një tavolinë pokeri, fletore me shënime për evidentimin e shumave të luajtura dhe një aparat celular.
Sipas policisë, lokali ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Autoritetet po vijojnë punën për kapjen e pronarit dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Humb jetën Beqir Devolli pas shpërthimit të tritolit në Gjirokastër, pasagjeri 26-vjeçar jashtë rrezikut për jetën
Gazetarja shqiptare në SHBA: Trump nuk ishte president kur nisi ideja e Kushnerit për investimin në Shqipëri
“Mbështetje për hetime të tjera”, Vokshi komenton vizitat e ambasadorit amerikan në SPAK
- 10:04 Rama: Malësia e Madhe dhe Përmeti, nga vende pa shpresë në destinacione të Shqipërisë së re
- 09:30 Ben Affleck thyen heshtjen për ish-bashkëshorten pas divorcit: Ja çfarë mendon vërtet për Jennifer Lopez
- 09:07 Humb jetën Beqir Devolli pas shpërthimit të tritolit në Gjirokastër, pasagjeri 26-vjeçar jashtë rrezikut për jetën
- 08:51 Kryeministri spanjoll Sánchez nis fushatën me strehimin si temë kryesore
- 08:27 Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç
- 08:25 Lëvizja më e madhe shoqërore pas 1968, Franca përballë një revolucioni që kërcënon zgjedhjet presidenciale