Shqipëria ka dënuar sulmin e fundit të Huthëve ndaj Arabisë Saudite, ku mbetën të vrarë 12 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha e dënoi 'me forcën më të madhe" sulmin vdekjeprurës, duke theksuar se sulmet e përsëritura të Huthëve, të cilët i cilësoi si një forcë e mbështetur nga Irani, përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal, rrezikojnë jetën e civilëve dhe dëmtojnë përpjekjet për paqe e siguri në rajon.

"Shqipëria dënon me forcën më të madhe sulmin e fundit vdekjeprurës të Huthëve kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite.Sulmet e përsëritura të Huthëve, një forcë e mbështetur nga Irani, përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal, rrezikojnë jetën e civilëve dhe minojnë përpjekjet për të promovuar paqen dhe sigurinë në rajon. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Ata që mbajnë përgjegjësi për këto sulme duhet të japin llogari. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidaritetin e plotë me popullin dhe autoritetet e Arabisë Saudite" shkroi Hoxha në X. 


Lajmi kryesor:

Shqipëria dënon sulmin e rebelëve Huthi në Riad, Rama: Kërcënojnë paqen rajonale, sponsorët e tyre në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi!