Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka thumbuar Sali Berishën përmes një postimi në rrjetet sociale ku i ka kujtuar se ambasadori i SHBA-ve, Eric Wendt, ende s’e ka takuar, edhe pse kreu i PD sapo përmbylli një vizitë përtej oqeanit.
Ndreu i rikujtoi edhe ‘non gratën’ apo ‘lënien në baltë’ nga Chris LaCivita pasi mori paratë për fushatën.
“Ore sikur u ripërtëri ky Saliu në Amerikë, çka ambasadori i ri i SHBA që nuk e takon? Apo i dhanë një vizë me një thes me lekë me ndonjë lobing dhe i lanë njollën e përjetshme! Se na la edhe ai LaCivita që kushedi sa miliona euro gllabëroi dhe i lanë targën Saliut tonë duke e lënë jetim prapë! Aq qesharake u bë kjo histori, bashkë me ekzaltimin e militantëve miopë sa skenari i një komedie do të gajaste dynjanë dhe do të bënte bujë ndërkombëtare!”, shkruan Ndreu.
Lini një Përgjigje