Rama zbulon ëndrrën e tij pas lënies së detyrës së Kryeministrit

11 Tetor 2026 | 10:40

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një nga dëshirat që shpreson të realizojë pas largimit nga detyra, duke pranuar se ëndërron t’i japë fund pranisë së vazhdueshme në rrjetet sociale.

Gjatë episodit të ri të podcast-it “Flasim”, në një bisedë me të ftuarit, Rama shprehu hapur zilinë ndaj njërit prej tyre, i cili tregoi se qëndron larg rrjeteve sociale. Kreu i qeverisë e shfrytëzoi këtë moment për të ndarë një nga planet personale që lidhen me jetën e tij pas politikës.

“Të kam shumë zili. Një nga gjërat që unë ëndërroj për ditën kur do të largohem nga kjo detyrë që më detyron të jem në të gjitha pasqyrat, është stop rrjeteve sociale”, tha Rama.

Deklarata e kryeministrit vë në dukje kontrastin mes ekspozimit të vazhdueshëm publik që kërkon detyra e tij dhe dëshirës për t’u shkëputur nga kjo vëmendje në të ardhmen. Për Ramën, largimi nga detyra duket se përfytyrohet edhe si mundësia për të lënë pas një realitet ku prania në hapësirën publike dhe në rrjetet sociale është thuajse e pashmangshme.

Në të njëjtin episod të “Flasim”, Rama foli edhe për ndryshimet që, sipas tij, kanë pësuar Malësia e Madhe dhe Përmeti gjatë dekadës së fundit. Ai i solli këto dy zona si shembuj të transformimit të Shqipërisë, duke kujtuar se një dekadë më parë perceptoheshin si vende të largëta, me pak arsye për t’u vizituar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Malësia e Madhe dhe Përmeti, nga vende pa shpresë në destinacione të Shqipërisë së re

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Malësinë e Madhe dhe Përmetin si shembuj të transformimit të Shqipërisë gjatë dekadës së fundit, duke sjellë në episodin e...
10:04 | 11/10/2026

Humb jetën Beqir Devolli pas shpërthimit të tritolit në Gjirokastër, pasagjeri 26-vjeçar jashtë rrezikut për jetën

Beqir Devolli, 48 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës, pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i tritolit në automjetin e tij tip...
09:07 | 11/10/2026

Lëvizja më e madhe shoqërore pas 1968, Franca përballë një revolucioni që kërcënon zgjedhjet presidenciale

Ankesat e studentëve francezë përfshijnë ditë të gjata shkollore, klasa të mbipopulluara, ambiente të vjetruara dhe mungesë mësuesish. Zemërimi i tyre ka jehonuar në të...
08:25 | 11/10/2026