Shqipëria dënon sulmin e Huthëve ndaj Arabisë Saudite, ministri Hoxha: Duhet të merret përgjegjësia

11 Tetor 2026 | 10:43

Shqipëria ka dënuar sulmin e fundit të grupit Huthi ndaj Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili ka shkaktuar viktima, duke shprehur solidaritet me popullin dhe autoritetet saudite.

Reagimi është bërë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, përmes një postimi në rrjetin social X. Ai e cilësoi sulmin si të papranueshëm dhe paralajmëroi për pasojat që veprimet e përsëritura të rebelëve Huthi kanë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Shqipëria dënon në termat më të fortë sulmin e fundit me pasoja në jetë njerëzish të grupit Huthi kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite”, shkruan Hoxha.

Kryediplomati shqiptar theksoi se sulmet e përsëritura nga rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin e rajonit, rrezikojnë jetën e civilëve dhe pengojnë përpjekjet për paqe dhe siguri.

Hoxha nënvizoi gjithashtu se sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile nuk mund të justifikohen, duke kërkuar që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi.

Në përfundim të reagimit, ministri shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe solidaritetin e Shqipërisë me popullin dhe autoritetet e Arabisë Saudite.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama zbulon ëndrrën e tij pas lënies së detyrës së Kryeministrit

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një nga dëshirat që shpreson të realizojë pas largimit nga detyra, duke pranuar se ëndërron t’i japë fund pranisë së...
10:40 | 11/10/2026

Rama: Malësia e Madhe dhe Përmeti, nga vende pa shpresë në destinacione të Shqipërisë së re

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Malësinë e Madhe dhe Përmetin si shembuj të transformimit të Shqipërisë gjatë dekadës së fundit, duke sjellë në episodin e...
10:04 | 11/10/2026

Vokshi: Nëse Braçe ishte kundër reformës territoriale, duhej të votonte kundër

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Indrit Vokshi analizoi votimin e reformës territoriale dhe qëndrimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili, pavarësisht...
21:24 | 10/10/2026