I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga
Një 29-vjeçar nga Kruja është arrestuar në Kamëz në kuadër të operacionit policor të koduar “LAST DRIVE II”, pasi dyshohet se transportonte me automjet një pistoletë me qëllim trafikimin e saj.
Gjatë kontrollit të makinës dhe banesës së tij, policia sekuestroi një pistoletë, një armë gjahu pa leje me 50 fishekë, automjetin, një celular dhe një bllok shënimesh me të dhëna për shuma të ndryshme parash. Ndaj 29-vjeçarit, i dënuar më parë për trafikimin e mjeteve motorike, ka nisur edhe hetimi pasuror.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “LAST DRIVE II”.
Transportonte me automjet një armë zjarri pistoletë, me qëllim trafikimin e saj, kapet në flagrancë në Kamëz dhe vihet në pranga 29-vjeçari.
Nis hetimi pasuror ndaj tij.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu me 50 fishekë, 1 automjet, 1 celular dhe 1 bllok shënimesh.
Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “LAST DRIVE II”.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. C., 29 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte 29-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 1 celular.
Në vijim, gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua 1 armë gjahu pa leje, së bashku me 50 fishekë.
Gjithashtu, u sekuestrua 1 bllok shënimesh, në të cilin dyshohet se mbaheshin të dhëna për shuma të ndryshme parash. Në kuadër të hetimeve, ka nisur hetimi pasuror ndaj tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Top Channel