Një 29-vjeçar, i dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg nga GJKKO, për trafikimin e mjeteve motorike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, u arrestua në Kamëz nga Antitrafiqet e Tiranës, pasi dyshohet se transportonte me automjet një pistoletë me qëllim trafikimin e saj. Bëhet fjalë për Ervis Carën, i cili u kap në kuadër të operacionit të koduar “Last Drive II”.

Blutë morën informacion se brenda makinës mund të kishte armë zjarri, e ndaluan dhe gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet një pistoletë, ndërsa në banesën e tij u zbulua edhe një armë gjahu pa leje dhe 50 fishekë. Në total, u sekuestruan dy armët, municioni, automjeti, një telefon celular dhe një bllok shënimesh, ku dyshohet se mbaheshin të dhëna për shuma të ndryshme parash. Materialet e sekuestruar pritet të ndihmojnë hetuesit për identifikimin e personave të tjerë.

Përveç hetimit penal, për shkak të bllokut të gjetur ndaj 29-vjeçarit ka nisur edhe hetimi pasuror, për të verifikuar burimin e të ardhurave dhe pasurisë së tij, teksa akuzohet për trafikim të armëve dhe municionit dhe fshehja e të ardhurave.

Emri i Ervis Carës është i njohur edhe për drejtësinë. Në qershor 2023, Gjykata e Posaçme e dënoi atë me 10 vite burg për trafikimin e mjeteve motorike dhe grupin e strukturuar kriminal. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar u caktua në 6 vite e 8 muaj burg, në kuadër të një dosjeje për trafikimin e automjeteve nga Kosova drejt Shqipërisë. Në atë çështje, SPAK identifikoi një rrjet personash të dyshuar për trafikimin e mjeteve, ndërsa drejtues i grupit ishte Selaudin Shahini. Hetimet zbuluan rolet e disa personave në sigurimin dhe shitjen e automjeteve të trafikuara.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

P.J/E.H/Shqiptarja.com

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03

    PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?