Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U kap me pistoletë në makinë gati për shitje, arrestohet në Kamëz 29-vjeçari nga Kruja, policia i gjen armë edhe në banesë (EMRI-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
U kap me pistoletë në makinë gati për shitje, arrestohet
Foto nga kontrolli në banesë

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 29-vjeçar në Kamëz, i cili u kap duke transportuar një armë zjarri me automjet. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Ervis Care, 29 vjeç, banues në Krujë, i cili rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin dhe një celular. Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu që mbahej pa leje, si dhe 50 fishekë.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një pistoletë, një armë gjahu me 50 fishekë, një automjet, një celular dhe një bllok shënimesh, në të cilin dyshohet se mbaheshin të dhëna për shuma të ndryshme parash. Në kuadër të hetimeve, ka nisur edhe hetimi pasuror ndaj 29-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “LAST DRIVE II”.

Transportonte me automjet një armë zjarri pistoletë, me qëllim trafikimin e saj, kapet në flagrancë në Kamëz dhe vihet në pranga 29-vjeçari.

Nis hetimi pasuror ndaj tij.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu me 50 fishekë, 1 automjet, 1 celular dhe 1 bllok shënimesh. Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “LAST DRIVE II”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. C., 29 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte 29-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 1 celular. Në vijim, gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua 1 armë gjahu pa leje, së bashku me 50 fishekë.

Gjithashtu, u sekuestrua 1 bllok shënimesh, në të cilin dyshohet se mbaheshin të dhëna për shuma të ndryshme parash. Në kuadër të hetimeve, ka nisur hetimi pasuror ndaj tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese