Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

“Vetë e kërkove!” Amarildo Bakaj pranon hapur sfidën për t’u përballur me Drilon Ramën, boksieri shqiptar: Ka ardhur koha të heqim fare edhe një zagar

Shkruar nga Newsbomb
“Vetë e kërkove!” Amarildo Bakaj pranon hapur sfidën
Drilon Rama dhe Amarildo Bakaj

Amarildo Bakaj ka pranuar sfidën për t’u përballur në ring me Drilon Ramën. Është vetë boksieri shqiptar i cili ka zgjedhur të mbajë një reagim publik në profilin e tij në Instagram, ku nuk mungojnë as “thumbet” ndaj Ramës, si në foton kryesore të përzgjedhur, po ashtu edhe fjalët e shprehura.

Në foto shfaqet Bakaj me posturën e “mbretit”, ndërsa mban të lidhur me qafore pikërisht Drilon Ramën, foto sigurisht e gjeneruar me Inteligjencën Artificiale, por mjaftueshëm për të ndezur rivalitetin mes dy boksierëve.

“Vetë e kërkoi këtë ndeshje, kështu që tani ka ardhur koha të mbushi çantat dhe të heqim qafe edhe një zagar!”, shkruan mes rreshtave Bakaj.

Ajo çfarë mbetet është vetëm firma e Drilon Ramës për ta bërë edhe zyrtare këtë sfidë. Duhet thënë se rivaliteti i tyre ka nisur prej javësh në distancë, ku ishte vetë Rama që e kërkoi këtë përballje, ndërsa Bakaj zgjodhi që fillimisht ta injoronte këtë duel, me idenë se nuk do të kishte dëshirë të luftonte me shqiptar në ring.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese