Rama dënon sulmet Huthi ndaj Arabisë Saudite: Teherani dhe mbështetësit e terrorit të mbajnë përgjegjësi

11 Tetor 2026 | 11:07

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmet e grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad. Në një reagim të publikuar këtë të diel në rrjetin social X, Rama shpreh solidaritetin e Shqipërisë me Mbretërinë Saudite dhe popullin e saj, ndërsa kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve dhe mbështetësve të tyre në Teheran.

Reagimi i Kryeministrit Edi Rama:

Shqipëria dënon me forcën më të madhe sulmet e Huthëve kundër Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Mbreti Khalid në Riad.

Qëndrojmë vendosmërisht në krah të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe popullit të saj. U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe u urojmë të gjithë të plagosurve shërim të shpejtë.

Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e rrugëve jetike të transportit ndërkombëtar. Huthët dhe sponsorët e tyre të mirënjohur të terrorit në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi. Bashkësia ndërkombëtare duhet të flasë me një zë të vetëm dhe të qartë: këto sulme duhet të ndalen menjëherë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Huthi-të trondisin Arabinë Saudite, sulm me 12 viktima dhe mbi 300 të plagosur në Riad

Një sulm i përgjakshëm ndaj aeroportit ndërkombëtar “King Khalid” në Riad të Arabisë Saudite ka shkaktuar 12 viktima dhe 309 të plagosur, duke rritur frikën...
10:47 | 11/10/2026

Rama zbulon ëndrrën e tij pas lënies së detyrës së Kryeministrit

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një nga dëshirat që shpreson të realizojë pas largimit nga detyra, duke pranuar se ëndërron t’i japë fund pranisë së...
10:40 | 11/10/2026

Rama: Malësia e Madhe dhe Përmeti, nga vende pa shpresë në destinacione të Shqipërisë së re

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Malësinë e Madhe dhe Përmetin si shembuj të transformimit të Shqipërisë gjatë dekadës së fundit, duke sjellë në episodin e...
10:04 | 11/10/2026