
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i së shtunës mbrëma në Gjirokastër ku mbeti i vdekur Beqir Devolli, pa mundur t’i mbijetonte plagëve të rënda nga tritoli i vendosur në automjetin e drejtuar prej tij.
Dyshimet paraprake janë se lënda plasëse e vendosur në automjet mund të jetë aktivizuar në distancë përmes një telefoni.
Beqir Devolli njihej në “Qytetin e Gurtë” me nofkën “Çilo Hundëderri” dhe burime jo zyrtare nga policia bëjnë me dije se atentati mund të lidhet dhe me të shkuarën e errët që 45-vjeçari ka pasur në Greqi.
Nuk përjashtohet që atentati të ketë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
Ai rezulton të jetë dënuar në vitin 2012 për transport të paligjshëm të emigrantëve./Versus.al


