web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmet në Arabinë Saudite/ Rama: Huthët dhe sponsorët e terrorit përgjegjës

11 Tetor 2026, 11:08, Aktualitet CNA

Sulmet në Arabinë Saudite/ Rama: Huthët dhe sponsorët e

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmet e Huthëve kundër Arabisë Saudite përfshirë dhe sulmin në aeroportin ndërkombëtar Mbreti Khalid në Riad.

Rama përmes reagimit të tij në Platformën X thekson se, nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile dhe këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e rrugëve jetike të transportit ndërkombëtar.

Kryeministri nënvizon se, huthët dhe sponsorët e tyre të terrorit në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi ndërsa shton se, bashkësia ndërkombëtare duhet të flasë me një zë të vetëm dhe të qartë, këto sulme duhet të ndalen menjëherë.

“Shqipëria dënon me forcën më të madhe sulmet e Huthëve kundër Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Mbreti Khalid në Riad.

Qëndrojmë vendosmërisht në krah të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe popullit të saj. U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe u urojmë të gjithë të plagosurve shërim të shpejtë.

Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e rrugëve jetike të transportit ndërkombëtar.

Huthët dhe sponsorët e tyre të mirënjohur të terrorit në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi. Bashkësia ndërkombëtare duhet të flasë me një zë të vetëm dhe të qartë: këto sulme duhet të ndalen menjëherë”, shkruan Rama./ CNA





16:11 Aktualitet

Lana pas fasadës

Në disa ditë ne kemi sjellë plane dhe një vëzhgim të lumit...

Lajmet e fundit nga