
Tre vite pas arrestimit të Amant Josifit në Dubai, një dosje hetimore e ardhur nga Italia ka rikthyer në vëmendje aktivitetin e kompanive të call centerave në Shqipëri. Në fokus të hetimeve të SPAK është ish-deputeti socialist Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.
Lidhja mes kësaj çështjeje dhe dosjes së Amant Josifit lidhet me dyshimet për aktivitetin e qendrave të mashtrimit telefonik dhe emrat e personave që kanë pasur marrëdhënie me kompanitë e kësaj fushe. Amant Josifi, ish-këshilltar politik i Olta Xhaçkës gjatë kohës kur ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, u arrestua në Dubai në vitin 2023. Ai ishte i lidhur me kompaninë “Milton Group”, e cila sipas hetimeve të SPAK në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, dyshohej se drejtonte gjashtë qendra mashtrimi telefonik në Shqipëri.
Sipas hetimeve, grupi dyshohet se u kishte shkaktuar qytetarëve gjermanë dëme prej rreth 6.1 milionë eurosh përmes skemave të mashtrimit. Operacioni ndërkombëtar “FRIDA-REFOX”, i zhvilluar më 8 dhe 9 nëntor, zbuloi përmasat e një rrjeti që dyshohet se kishte prekur rreth 200 mijë persona në Evropë. Kryesisht në Gjermani, Itali dhe Spanjë.
Ndërkohë, përgjimet e rreth 3 milionë emaileve nga autoritetet spanjolle ndihmuan hetuesit të identifikonin dhe të lidhnin më shumë se 470 faqe interneti me aktivitetin e qendrave të call centerave. Josifi u shpall në kërkim nga autoritetet spanjolle, ndërsa në Shqipëri u ndërmorën veprime hetimore ndaj personave të dyshuar si pjesë e grupit.
Dosja italiane e cila po hetohet nga SPAK vë në fokus Artan Gaçin, bashkëshortin e Olta Xhaçkës dhe lidhjet e tij me kompanitë RAKEHA dhe SUPREME. Kompani këto të përfshira në fushën e marketingut telefonik dhe call centerave. Më 8 tetor 2026, Gaçi u paraqit në SPAK, i shoqëruar nga avokati Gurali Braimllari.
Sipas dokumenteve, Gaçi ishte ortak i RAKEHA-s që prej themelimit në vitin 2006, ndërsa SUPREME u krijua në vitin 2017 me objekt marketingun telefonik dhe shërbimet call center. Dosja përmban dyshime për pastrim parash dhe aktivitet kriminal, ndërsa hetuesit po analizojnë transaksione bankare dhe komunikime të lidhura me çështjen.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Tetor10:52
Rrëshqitja e kodrës së Currilave, rrezik për pallatet buzë detit në Durrës
Pas katër muajsh me thatësirë dhe temperatura të larta, durrsakët i pritën me kënaqësi reshjet e ditës së pr...
AKTUALITET
11 Tetor10:31
Shqipëria dënon sulmin e Huthive ndaj Arabisë Saudite
Shqipëria ka dënuar sulmin e fundit të grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite, duke shprehur solidaritet me popullin dhe autoritetet saudite. N...
AKTUALITET
11 Tetor10:23
Lokal i kthyer në pikë lojërash fati, një 47-vjeçar në pranga, shpallet në kërkim pronari
Një rast i organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit është zbuluar në Has, gjatë operacionit policor t&...
AKTUALITET
11 Tetor10:17
KLSH zbulon shkelje në 29 nga 30 kontratat e Bujqësisë, 18.7 milionë lekë për punime të pakryera
Në 29 nga 30 kontratat e punëve publike të audituara në Ministrinë e Bujqësisë dhe strukturat e saj, Kontrolli i Lartë...
AKTUALITET
11 Tetor09:58
Arrestohen 3 të rinj shqiptarë në Greqi, një prej tyre i kërkuar nga Interpoli për vrasje
Tre shqiptarë, të moshës 19, 21 dhe 22 vjeç, u arrestuan në Rrugën Kombëtare Kalamata-Pylos nga oficerët e policis&e...
AKTUALITET
11 Tetor09:29
Momente paniku në fluturimin Tiranë–Napoli! Avioni qëndron 20 minuta në ajër mes stuhisë dhe rrufeve
Një fluturim i kompanisë Ryanair nga Tirana drejt Napolit është shoqëruar me momente tensioni për pasagjerët, pasi avioni n...
AKTUALITET
11 Tetor09:26
Atentati me eksploziv në Gjirokastër, Policia: 45 vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës
Policia ka reaguar me një informacion shtesë për shpërthimin e automjetit tip “Benz” në lëvizje në Gjirokast&eu...
AKTUALITET
11 Tetor09:11
EMRAT/ Një i vdekur dhe një i plagosur. Kush ishte shënjestra e atentatit në Gjirokastër?
Një shpërthim me lëndë plasëse tritol ka tronditur Gjirokastrën mbrëmjen e kaluar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:0...
AKTUALITET
11 Tetor08:34
Enver Hoxha nuk kurseu as miqtë e rinisë: Letra e vitit 1959 për Ilo Argjendarin dhe mëshira që diktatori nuk e njohu kurrë
Në maj të vitit 1959, nga Bruklini i Amerikës, At Vasil Dhimitri i Kishës Ortodokse Shqiptare i shkruante Enver Hoxhës për lirim...
AKTUALITET
11 Tetor08:21
Vlora nën ujë pas reshjeve gjatë natës/ Rikonstruksioni i hidrovorit dhe kanalizimeve rrisin rrezikun e përmbytjeve
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë disa përmbytje në rrugët kryesore të qytetit të Vlorës, duke kri...