Ohri, Struga, Dibra dhe Kërçova, që përfshihen në territorin e SPB – Ohër, nga nesër, 12 tetor, do të kenë në funksion sistemin “Safe City”.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të MPB-së, të përcjellë nga Telegrafi, kamerat në territorin e SPB Ohër do të vihen në përdorim pas kryerjes së kontrolleve dhe testimeve.
MPB sqaron se aktivizimi i kamerave pason kontrollet teknike dhe testimet përfundimtare. Njëkohësisht, ministria u kërkon shoferëve të zbatojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.
Funksionimi i sistemit “Safe City” nisi më 1 shkurti i këtij viti. Për dy muaj vijoi periudha e adaptimit, gjatë së cilës qytetarët merrnin njoftime për kundërvajtjet në komunikacion, ndërsa sistemi i nënshtrohej testimit dhe avancimit.






