Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi në “BBVIP 6”? Selin Bollati ngre dyshimet

Gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, Orinda Huta ndau një lajm nga organizata britanike “Drinkaware”, sipas të cilit 26% e punonjësve janë penduar për veprime që kanë bërë në festat e punës pasi kanë konsumuar shumë alkool.

Sipas Orindës, ndër arsyet kryesore të pendesës ishin thashethemet mes kolegëve dhe flirtet gjatë festave.

Në këtë moment ndërhyri Selin Bollati, e cila përmendi festën e Top Channel për nisjen e sezonit të ri. Ajo tha se në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm edhe Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e saj ngjalli menjëherë kuriozitetin e Orindës, e cila e pyeti nëse po konfirmonte diçka për sezonin e ardhshëm të “Big Brother VIP”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Selin sqaroi se nuk po konfirmonte asgjë, duke lënë të hapur mundësinë që dy emrat të jenë të pranishëm si ish-opinionistë të formatit. Në fund, ajo u shpreh se mezi pret t’i shohë sërish, si në ekran, ashtu edhe nga afër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?