VIDEO/ Shqiptari shkakton aksidentin e pazakontë në Selanik, hyn me makinë në lokal dhe plagos 3 persona
Një 46-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër ka vjedhur një kasafortë me rreth 600 mijë lekë dhe 6 telefona celularë në një dyqan rrobash.
Policia ka sekuestruar kasafortën e vjedhur, brenda së cilës u gjet edhe një shumë parash, ndërsa bashkëpunëtori i dyshuar, 30 vjeç, është shpallur në kërkim.
“Kavajë/Vodhi kasafortën me rreth 600 000 lekë në një dyqan rrobash, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori.
Shpallet në kërkim bashkëpunëtori. Sekuestrohet kasaforta e vjedhur, me një sasi vlere monetare brenda saj.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, pas njoftimit të marrë më datë 08.10.2026 nga menaxherja e një dyqani rrobash në lagjen nr. 3, Kavajë, se gjatë natës i kishin vjedhur kasafortën me rreth 600 000 lekë dhe 6 aparate celulare, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, u identifikuan autorët e dyshuar të vjedhjes.
Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga shtetasin M. L., 46 vjeç, banues në Kavajë.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale kasaforta e vjedhur, së bashku me një sasi vlere monetare.
Gjithashtu, u identifikua bashkëpunëtori i dyshuar, shtetasi A. S., 30 vjeç, banues në Kavajë, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhja””, shkruan policia.
Top Channel