Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia e Shkodrës “me dorë të hekurt” në rrugë, mbi 1000 gjoba brenda një jave dhe 8 patenta të hequra

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Shkodrës “me dorë të hekurt” në

Policia Rrugore e Shkodrës ka shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.

Në fokus të kontrolleve janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara, tejkalojnë normat e shpejtësisë apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë një jave si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të ushtruara, janë proceduar penalisht 6 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa janë pezulluar 8 leje drejtimi.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1006 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Shkodrës/Monitorim intensiv në të gjitha akset e qarkut, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Shkodrës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara, tejkalojnë normat e shpejtësisë, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo kaskën mbrojtëse, si dhe kryejnë shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të ushtruara gjatë një jave, janë proceduar penalisht 6 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe janë pezulluar 8 leje drejtimi.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1006 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

• 41 masa për parakalime të gabuara;

• 193 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;

• 6 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;

• 20 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

• 3 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

• 20 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

• 7 masa për qarkullim me xhama të errësuar;

• 494 masa për parkim ose qëndrim të gabuar;

• 222 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet e Policisë Rrugore të Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese