U kap duke transportuar pistoletën, arrestohet 29-vjeçari në Kamëz! Dyshime për trafik armësh, sekuestrohet dhe një pushkë gjahu

11 Tetor 2026 | 11:48

Një 29-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi dyshohet se transportonte me automjet një armë zjarri pistoletë me qëllim trafikimin e saj. Në kuadër të hetimeve, ka nisur edhe hetimi pasuror ndaj tij.

Policia bën me dije se operacioni i koduar “LAST DRIVE II” u finalizua nga Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte i armatosur me automjet.

Në pranga u vu shtetasi E. C., 29 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin dhe një celular.

Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet një armë gjahu pa leje, si dhe 50 fishekë. Policia sekuestroi gjithashtu një bllok shënimesh, ku dyshohet se mbaheshin të dhëna për shuma të ndryshme parash.

Në vijim të hetimeve, ndaj 29-vjeçarit ka nisur edhe hetimi pasuror.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vodhi kasafortën me 6 mln lekë në dyqanin e rrobave, arrestohet 46-vjeçari në Kavajë

Një 46-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi dyshohet se ka vjedhur një kasafortë me rreth 600 mijë lekë dhe 6 aparate celularë në një dyqan...
11:44 | 11/10/2026

Has, goditet lokali i lojërave të fatit! Sekuestrohen 10 makineri pokeri! Në kërkim pronari, arrestohet punonjësi 47-vjeçar

Një tjetër rast i organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit është zbuluar në Has, ku policia ka sekuestruar 10 makineri elektronike, një tavolinë pokeri...
10:19 | 11/10/2026

Humb jetën Beqir Devolli pas shpërthimit të tritolit në Gjirokastër, pasagjeri 26-vjeçar jashtë rrezikut për jetën

Beqir Devolli, 48 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës, pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i tritolit në automjetin e tij tip...
09:07 | 11/10/2026