Shkrimtarja Flutura Açka ka kritikuar Partinë Demokratike për qëndrimin e saj ndaj reformës territoriale, duke deklaruar se duhej të kërkonte ndjesë dhe se i duhej një reformim i thellë për të ardhur në pushtet.
Në një intervistë televizive, Açka u shpreh se mazhoranca ka 83 mandate edhe për shkak të mënyrës se si PD u soll në zgjedhjet e vitit 2024, duke argumentuar se partia opozitare kishte mundësinë të përgatitej për të marrë pushtetin.
“Në PD shoh një pikiatë të dukshme. PD edhe për reformën territoriale duhet të kërkonte ndjesë. Ai ka 83 mandate sepse i ke dhënë në 2024 dhe këta personazhe nuk duhet të jenë në parlament”, tha Açka.
Sipas saj, PD-ja duhej të kishte ndërmarrë një reformë të thellë brenda partisë, ndërsa theksoi se edhe largimi i Sali Berishës nga drejtimi do të ishte pjesë e këtij ndryshimi.
“PD kishte shansin e madh të përgatitej për pushtet nëse do të hynte në reformë të thellë dhe do ta merrte pushtetin. Por Berisha duhet të ishte tërhequr”, u shpreh ajo.


