Grabiti kasafortën e një dyqani rrobash, arrestohet 46-vjeçari në Kavajë

Një 46-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një 30-vjeçar ka vjedhur një kasafortë në një dyqan rrobash, ku ndodheshin rreth 600 mijë lekë dhe 6 telefona celularë.

Ngjarja është denoncuar më 8 tetor nga menaxherja e dyqanit, që ndodhet në lagjen nr. 3 të Kavajës. Pas njoftimit, policia nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

Gjatë kontrollit në banesën e 46-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan kasafortën e vjedhur, brenda së cilës ndodhej edhe një shumë parash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, bashkëpunëtori i dyshuar, 30 vjeç, është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Policia vijon punën për kapjen e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Vjedhja”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?