Von der Leyen dënon sulmin në Riad: Po e shtyn rajonin drejt një spiraleje dhune
11 Tetor 2026 |
11:59
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmin e Huthëve ndaj aeroportit të Riadit, ku humbën jetën 12 persona dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur.
Në një postim në X, ajo e cilësoi sulmin më vdekjeprurës të kryer deri tani nga Huthët si “një përshkallëzim të rrezikshëm”. “Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Jemi në solidaritet me Arabinë Saudite dhe popullin e saj”, shkroi Von der Leyen.
Ajo theksoi se këto sulme, të kryera nga grupe të mbështetura nga Irani, po e shtyjnë rajonin drejt një spiraleje dhune, po destabilizojnë nyje kyçe të transportit dhe energjisë në nivel global dhe po sjellin pasoja në mbarë botën. “Këto sulme vdekjeprurëse ndaj civilëve duhet të ndalen menjëherë”, tha ajo.
Lajme të Sugjeruara
Kryeministri spanjoll Sánchez nis fushatën me strehimin si temë kryesore
Pedro Sánchez e nisi fushatën e tij më 29 nëntor në të ashtuquajturin “qytet me fat” të Dos Hermanas në Sevilje para rreth 5,000 njerëzve....
Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Qeveria e Turqisë të shtunën zyrtarisht ndaloi aksesin në platformat e mediave sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç. Ligji u publikua sot pas miratimit...
Lëvizja më e madhe shoqërore pas 1968, Franca përballë një revolucioni që kërcënon zgjedhjet presidenciale
Ankesat e studentëve francezë përfshijnë ditë të gjata shkollore, klasa të mbipopulluara, ambiente të vjetruara dhe mungesë mësuesish. Zemërimi i tyre ka jehonuar në të...
- 11:48 U kap duke transportuar pistoletën, arrestohet 29-vjeçari në Kamëz! Dyshime për trafik armësh, sekuestrohet dhe një pushkë gjahu
- 11:44 Vodhi kasafortën me 6 mln lekë në dyqanin e rrobave, arrestohet 46-vjeçari në Kavajë
- 11:33 Huthitë paralajmërojnë sulme të reja: Shmangni aeroportet saudite, përjashtim Meka dhe Medina
- 11:07 Rama dënon sulmet Huthi ndaj Arabisë Saudite: Teherani dhe mbështetësit e terrorit të mbajnë përgjegjësi
- 10:54 Nga New York-u me syze dielli, Përparim Rama shpall ambicien për Kryeministër të Kosovës
- 10:47 Huthi-të trondisin Arabinë Saudite, sulm me 12 viktima dhe mbi 300 të plagosur në Riad