Prodhimet bujqesore ne Llakatund të Vlorës, rrezikojnë të mbeten pa u vjelur për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe vështirësive për gjetjen e tregut të shitjes. Në këtë fshat ndodhet një plantacion me kivi, një kulturë që fermerët e konsiderojnë ndër më të veçantat në zonën e Vlorës. Ata flasin për prodhim të mbarë, por që rrezikon të mbetet në pemë.