LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme/ Huthët sulmojnë aeroportin e Riadit, 12 të vdekur dhe 309 të plagosur! Kërcënojnë me sulme të tjera ndaj aeroporteve saudite

• Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar pas një sulmi vdekjeprurës në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad të Arabisë Saudite, ku kanë humbur jetën 12 persona dhe janë plagosur 309 të tjerë, disa prej tyre në gjendje të rëndë. • Sulmi është kryer nga rebelët Huthi të Jemenit, ndërsa pas goditjes janë tentuar edhe sulme të tjera me raketa, të cilat janë interceptuar. • Mes viktimave ka shtetas nga Arabia Saudite, Bangladeshi, SHBA-ja, Egjipti, Jordania, Siria, Sudani dhe Palestina. • Ngjarja ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve ajrore. • Kompanitë Kuwait Airways, Etihad Airways dhe Qatar Airways kanë anuluar një numër fluturimesh drejt dhe nga Riadi, ndërsa autoritetet e aeroportit u kanë bërë thirrje udhëtarëve të kontrollojnë paraprakisht statusin e fluturimeve të tyre. • Pas sulmit ka reaguar presidenti amerikan Donald Trump, i cili e cilësoi ngjarjen si të papranueshme. • Ai bëri të ditur se planifikonte të zhvillonte një bisedë telefonike me princin e kurorës saudite, Mohammed bin Salman. • Edhe Bashkimi Evropian dënoi sulmin. • Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cilësoi atë si një përshkallëzim të rrezikshëm, duke paralajmëruar se sulmet e rebelëve Huthi, të mbështetur nga Irani, po e shtyjnë rajonin drejt një spiraleje dhune dhe po kërcënojnë nyjet kryesore të transportit dhe energjisë. • Ndërkohë, shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, e cilësoi sulmin si një akt të tmerrshëm terrorizmi. • Ajo theksoi se nuk ka asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile, ndërsa konfirmoi se është në kontakt të ngushtë me homologun saudit. • Situata është tensionuar më tej pasi rebelët Huthi të Jemenit kanë paralajmëruar kompanitë ajrore dhe udhëtarët të shmangin aeroportet dhe hapësirën ajrore të Arabisë Saudite. • Zëdhënësi ushtarak i Huthëve, Yahya Saree deklaroi në rrjetin social X se aeroportet saudite mund të jenë objektiva të forcave të tyre, duke u bërë thirrje kompanive të aviacionit, punonjësve dhe udhëtarëve të mos i përdorin ato. • Në paralajmërimin e tij, ai përjashtoi aeroportet e Mekës dhe Medinës, dy qytetet më të shenjta të Islamit. • Zhvillimet e fundit kanë shtuar shqetësimet për sigurinë e civilëve dhe transportit ndërkombëtar, ndërsa mbetet e paqartë se si do të reagojë Arabia Saudite ndaj kërcënimeve të reja.

4 artikuj për këtë temë.

43 MINUTA ME PARE

Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Rebelët Huthi paralajmërojnë: Shmangni hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, do të vazhdojmë sulmet!

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme/ Huthët
Foto ilustruse

JEMEN- Rebelët Huthi të Jemenit kanë paralajmëruar kompanitë ajrore dhe udhëtarët të shmangin aeroportet dhe hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, pas sulmit vdekjeprurës në aeroportin e Riadit, ku 12 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën.

Zëdhënësi ushtarak i Huthëve, Yahya Saree, deklaroi në rrjetin social X se aeroportet saudite mund të jenë objektiva të forcave të tyre, duke u bërë thirrje kompanive të aviacionit, punonjësve dhe udhëtarëve të mos i përdorin ato. Në paralajmërimin e tij, zëdhënësi përjashtoi aeroportet e Mekës dhe Medinës, dy qytetet më të shenjta të Islamit.

“Forcat e armatosura të Jemenit ripërtërijnë paralajmërimin e tyre për të gjitha kompanitë e aviacionit dhe navigimit, ekspertët, stafin, punëtorët dhe udhëtarët kundër përdorimit të aeroporteve dhe hapësirës ajrore saudite. Aeroportet dhe hapësira ajrore janë të ekspozuara ndaj shënjestrave dhe përbëjnë një teatër operacionesh për forcat tona, me përjashtim të aeroporteve të Mekës dhe Medinës”, tha zëdhënësi ushtarak i rebelëve Huthi, Yahya Saree, në emisionin X.

Kërcënimi i Huthëve shton shqetësimet për sigurinë e transportit ajror në rajon, në një kohë kur sulmi në Riad ka përshkallëzuar tensionet mes Arabisë Saudite dhe rebelëve jemenas të mbështetur nga Irani./Dosja.al

1 ORE ME PARE

BE dënon sulmin në aeroportin e Riadit, Von der Leyen: Përshkallëzim i rrezikshëm, sulmet ndaj civilëve të ndalen menjëherë

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme/ Huthët
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin vdekjeprurës në aeroportin e Riadit, në Arabinë Saudite, duke e cilësuar atë si një përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve në Lindjen e Mesme. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se sulmet e rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani, po e shtyjnë rajonin drejt një spiraleje dhune dhe po kërcënojnë nyjet kryesore të transportit dhe energjisë.

“Këto sulme nga përfaqësuesit e Iranit po e shtyjnë rajonin në një spirale dhune. Ato po destabilizojnë nyjet thelbësore globale të transportit dhe energjisë me një valë tronditëse që përhapet në të gjithë botën. Këto sulme vrasëse ndaj civilëve duhet të ndalen menjëherë”, theksoi von der Leyen, duke shprehur solidaritetin e BE-së me Arabinë Saudite.

Mediat shkruajnë se edhe shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas dënoi sulmin, duke e cilësuar si një akt të tmerrshëm terrorizmi. Ajo theksoi se nuk ka asnjë justifikim për sulmet pa dallim ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile, ndërsa bëri të ditur se është në kontakt të ngushtë me homologun saudit. Kallas nënvizoi gjithashtu rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit mes misionit detar të Bashkimit Evropian në Detin e Kuq dhe koalicionit detar të udhëhequr nga Riadi, me synimin për të forcuar sigurinë detare në rajon./Dosja.al

1 ORE ME PARE

VIDEO/ Masakër në aeroportin e Riadit! 12 të vdekur dhe 309 të plagosur nga sulmi i Huthive, pezullohen fluturimet

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme/ Huthët
Pamje

ARABIA SAUDITE- Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar pas një sulmi vdekjeprurës në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad të Arabisë Saudite, ku sipas raportimeve kanë humbur jetën 12 persona dhe janë plagosur 309 të tjerë, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Edhe pse deri më tani nuk ka pasur një marrje zyrtare të përgjegjësisë, dyshimet janë drejtuar ndaj rebelëve Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani. Sipas raportimeve, pas sulmit janë tentuar edhe goditje të tjera me raketa, të cilat janë interceptuar. Mes viktimave raportohet se janë shtetas nga Arabia Saudite, Bangladeshi, SHBA-ja, Egjipti, Jordania, Siria, Sudani dhe Palestina. Autoritetet po vijojnë vlerësimin e dëmeve materiale dhe hetimet për rrethanat e sulmit.

Ngjarja ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve ajrore. Kompani si Kuwait Airways, Etihad Airways dhe Qatar Airways kanë anuluar një numër fluturimesh drejt dhe nga Riadi. Autoritetet e aeroportit u kanë bërë thirrje udhëtarëve të kontrollojnë paraprakisht statusin e fluturimeve të tyre. Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi sulmin si të papranueshëm dhe bëri të ditur se planifikonte të zhvillonte një bisedë telefonike me princin e kurorës saudite, Mohammed bin Salman.

Ndërkohë, koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ka fajësuar rebelët Huthi dhe ka paralajmëruar një përgjigje të vendosur, duke e cilësuar sulmin si krim lufte. Zhvillimet e fundit rrisin shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajon, ndërsa mbetet e paqartë se si do të reagojnë palët në orët dhe ditët në vijim./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Tensione në Arabinë Saudite/ Rrëzohet raketa e dytë balistike në bazë të forcave ushtarake në Riad

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme/ Huthët
Foto ilustruse

ARABIA SAUDITE-  Mbrojtja e fluturimeve saudite e kapi raketën e mëngjesit, duke bërë një tjetër potenciale në territorin e Mbretërisë. Incidenti ndodhi vetëm pak orë pas sulmit vdekjeprurës në Aeroportin Ndërkombëtar "King Khalid" të Riadit, i cili la të parë 12 persona të vrarë, mes tyre edhe një amerikan, si dhe më shumë se 300 të plagosur. 

Kjo është përshkallëzimi i sulmeve të mëdha për sigurinë rajonale dhe sigurinë e linjave ajrore ajrore. Situata mbetet mjaft e tensionuar, ndërsa koalicioni ushtarak vijon për mbrojtjen e fluturimeve dhe strategjive./Dosja.al

Sondazh

Poll

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah