web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndotja në Liqenin Artificial e konstatuar që në 2015/ KLSH nxjerr zbuluar institucionet

11 Tetor 2026, 12:08, Aktualitet CNA

Ndotja në Liqenin Artificial e konstatuar që në 2015/ KLSH nxjerr

Prej ditësh, CNA ka zbardhur raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit të cilat ngrejnë alarmin për nivelin e ndotjes së lartë të lumit Lana dhe Liqenit Artificial në Tiranë.

CNA përmes shkrimesh ka pasqyruar gjendjen katastrofike të lumit Lana dhe Liqenit Artificial, shkarkimet e ujërave të ndotura, bllokimet e kanaleve me plehra, tubacionet e çara e një sërë problematikash të tjera.

Sot do të sjellim një tjetër konkluzion të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili tregon se institucionet nuk kanë marrë masa të mjaftueshme parandaluese për mbrojtjen e këtij trupi ujor.

Në raport theksohet se monitorimi mjedisor i liqenit, i përcaktuar në programet kombëtare të paktën që prej vitit 2015, nuk është kryer nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, duke lënë kështu një boshllëk të rëndësishëm në monitorimin dhe mbikëqyrjen e treguesve ekologjikë të  këtij trupi ujor.

“Pavarësisht detyrimeve ligjore dhe sinjaleve të hershme për ndotjen e Liqenit Artificial të Tiranës, institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë masa të mjaftueshme parandaluese për mbrojtjen e këtij trupi ujor. Monitorimi mjedisor i liqenit, i përcaktuar në programet kombëtare të paktën që prej vitit 2015, nuk është kryer nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, duke lënë kështu një boshllëk të rëndësishëm në monitorimin dhe mbikëqyrjen e treguesve ekologjikë të  këtij trupi ujor”, thuhet në raport.

Ndotja në Liqenin Artificial e konstatuar që në 2015/ KLSH nxjerr

Më tej, KLSH thotë se reagimi institucional ka qenë i vonuar dhe i pjesshëm, i nxitur vetëm pas shfaqjes së ndotjes së dukshme në vitin 2024, duke dëshmuar mungesë koordinimi dhe përgjegjshmërie për një problematikë të vazhdueshme me pasoja serioze për mjedisin dhe komunitetin.

“Po ashtu, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit nuk ka ushtruar funksione menaxhuese dhe inspektuese efektive, ndërkohë që Bashkia Tiranë nuk ka hartuar asnjë plan menaxhimi për Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës, përfshirë basenin e liqenit.

Reagimi institucional ka qenë i vonuar dhe i pjesshëm, i nxitur vetëm pas shfaqjes së ndotjes së dukshme në vitin 2024, duke dëshmuar mungesë koordinimi dhe përgjegjshmërie për një problematikë të vazhdueshme me pasoja serioze për mjedisin dhe komunitetin”, nënvizon raporti.

Sipas auditimit analiza e vetme të kryera nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit është e vitit 2015 ku rezultatet e monitorimit as nuk janë bërë publike.

“Në vitin 2015, AKM-ja ka realizuar një monitorim për liqenet e Tiranës dhe të Farkës, por raporti me rezultatet e këtij monitorimi nuk është publikuar.

Me konkretisht, nëpërmjet e-mail të datës 19.12.2024, Përgjegjësi i Sektorit të Laboratorit në AKM ka venë në dispozicion të grupit të auditimit raportin mbi treguesit fiziko-kimikë për liqenin e Tiranës, ku sqaron se ky material nuk është botuar, pasi është ndërmarrë për vlerësim të cilësisë së liqenit për qëllime studimi.

Grupi i auditimit ka kërkuar praktikën e plotë të monitorimit të kryer për këtë qëllim, por nga AKM është bërë me dije se në vitin 2015 liqeni nuk ka qenë pjesë e programit të monitorimit, por është realizuar kampionim me qëllim për një emision televiziv.

Dokumenti “Monitorim i cilësisë së liqeneve të Tiranës” përfshin kampionimin në Liqenin e Tiranës dhe Liqenin e Farkës, duke përcaktuar për liqenin e Tiranës koordinatat N 41°18’35” dhe E 19°48’51””, thuhet në raport.

Ndotja në Liqenin Artificial e konstatuar që në 2015/ KLSH nxjerr

Grupi i auditimit ka siguruar rezultatet e këtij monitorimi të cilat janë pasqyruar në tabelën më poshtë.

Ndotja në Liqenin Artificial e konstatuar që në 2015/ KLSH nxjerr

Ndotja në Liqenin Artificial e konstatuar që në 2015/ KLSH nxjerr

Pavarësisht këtyre rezultateve të vitit 2015, të iniciuara sikurse cituar për qëllime studimore, ku është konstatuar niveli i ndotjes në liqenin e Tiranës, pa marrë parasysh edhe ndryshimet e mëdha në zonë, ndërtimin e objekteve të reja, shtimin e aktiviteteve tregtare, rritjen e frekuentuesve, etj., në asnjë vit Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk ka vlerësuar me risk dhe të nevojshme kryerjen e inspektimeve/ monitorimeve pasuese, me qëllim evidentimin e shkaqeve që sjellin ndotjen.

Për sa më sipër, niveli i ndotjes në Liqenin artificial të Tiranës është konstatuar që në vitin 2015./ CNA

 





16:11 Aktualitet

Lana pas fasadës

Në disa ditë ne kemi sjellë plane dhe një vëzhgim të lumit...

Lajmet e fundit nga