Flash

Tifozët e Parisit shpalosin banderolë në mbështetje të protestave studentore në Francë: ndërhyn policia

“Milicitë tuaja shtypin, të rinjtë tanë rezistojnë”. Kjo ishte banderola e shfaqur mbrëmjen e së shtunës, më 10 tetor, në stadiumin “Stade du Moustoir” në Lorient, gjatë ndeshjes në transfertë të Parisit në Ligue 1.

Lapsi.al 11 October 2026

Tifozët e Parisit shpalosin banderolë në mbështetje të

“Milicitë tuaja shtypin, të rinjtë tanë rezistojnë”. Kjo ishte banderola e shfaqur mbrëmjen e së shtunës, më 10 tetor, në stadiumin “Stade du Moustoir” në Lorient, gjatë ndeshjes në transfertë të Parisit në Ligue 1. Banderola u shpalos nga tifozët e kryeqytetit francez në mbështetje të protestave studentore që po përhapen prej ditësh në Francë, duke paralizuar vendin dhe duke marrë si përgjigje një reagim të ashpër nga forcat e rendit.

Përballë këtij mesazhi, xhandarmëria ndërhyri menjëherë dhe e hoqi banderolën, duke shkaktuar një tjetër akt proteste: tifozët ultras u larguan nga sektori i tyre, duke lënë një boshllëk të dukshëm në tribunë. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që çështja kalon përtej portave të stadiumeve dhe hyn në botën e futbollit. Që të premten, tifozët e Lens kishin dënuar “dhunën joproporcionale dhe sistematike të policisë” gjatë ndeshjes kundër Lyon, që hapi javën e gjashtë të Ligue 1.

Çfarë po ndodh në Francë: protestat e të rinjve dhe ndërhyrja e policisë

Në Francë, protestat studentore shpërthyen me gjithë intensitetin e tyre në fund të shtatorit, duke denoncuar shkurtimet e fondeve, gjendjen e amortizuar të objekteve shkollore, mbipopullimin e klasave dhe mungesën e theksuar të mësuesve. Mobilizimi masiv çoi në bllokimin dhe mbylljen e qindra shkollave të mesme dhe universiteteve në të gjithë vendin. Në protestat në rrugë dolën dhjetëra mijëra të rinj, të mbështetur nga mësuesit dhe prindërit.

Situata kulmoi me tensione të rënda dhe përplasje të drejtpërdrejta me policinë e trazirave, të cilat përfunduan me qindra të plagosur dhe të arrestuar. E gjithë kjo situatë ka përfshirë edhe botën e sportit francez, veçanërisht futbollin, ku disa grupe ultras kanë shfrytëzuar rifillimin e kampionatit për të shprehur mbështetjen e tyre për të rinjtë. 

Mbështetja e ultrasve: fillimisht Lens, më pas Parisi. Ndërhyjnë forcat e rendit

Të premten, gjatë ndeshjes së parakohshme mes Lens dhe Lyon, tifozët vendas ishin të parët që vendosën të mbështesnin studentët dhe të rinjtë që po protestojnë në rrugët e Francës, duke denoncuar “dhunën” e tepruar të forcave të rendit. Në atë rast, protesta përfundoi pa pasoja. Të shtunën në mbrëmje, të njëjtën gjë bënë edhe tifozët ultras të Parisit, në transfertën në Lorient, por përfundimi ishte krejt i ndryshëm. Forcat e rendit ndërhynë menjëherë, duke i detyruar tifozët të hiqnin banderolën, e cila u sekuestrua menjëherë. 

Në shenjë kundërshtimi ndaj ndërhyrjes së policisë, tifozët e Parisit u larguan nga vendet e tyre në tribunë. Më pas, gjatë pushimit mes pjesëve, ata u kthyen në sektorin e tyre, por nisën një “grevë” të tifozërisë, të cilës iu bashkuan edhe tifozët kundërshtarë të Lorient. Kështu, ndeshja vazhdoi në një atmosferë surreale, të karakterizuar nga heshtja në tribuna.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI