Protesta zhvendoset te Komisariati nr.3: Polici këtu na ke, ti mbron kriminelë e jo ne
10 Tetor, 20:55
"Poshtë ...
Aktualitet
Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon brenda në tavernë, 3 të plagosur (VIDEO)
Sipas dëshmive, vazot e mëdha me lule të vendosura rreth tavolinave ndaluan makinën dhe shmangën pasoja edhe më të rënda.
11 Tetor 2026, 12:35Nga E.d
Pamje
SELANIK - Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të së dielës në zonën e Evosmos, në Selanik, ku një makinë është përplasur me një tavernë plot me klientë, duke plagosur tre persona. Aksidenti ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit të së dielës, në rrugën Agamemnonos. Pamjet e publikuara nga mediat greke tregojnë momentin kur automjeti futet në zonën e tavolinave të jashtme, duke përplasur tavolinat dhe klientët që po darkonin. Aksidenti u shkaktua nga një 45-vjeçar shqiptar, i cili ishte nën efektin e alkoolit.
Sipas dëshmive, vazot e mëdha me lule të vendosura rreth tavolinave ndaluan makinën dhe shmangën pasoja edhe më të rënda. Pas aksidentit, shoferi dyshohet se tentoi të largohej, por klientët arritën ta ndalonin. Testi i alkoolit rezultoi pozitiv, ndërsa 45-vjeçari shqipatr u arrestua dhe pritet të dalë para autoriteteve gjyqësore. Tre personat e plagosur morën ndihmë mjekësore, ndërsa ngjarja po hetohet nga autoritetet greke./Dosja.al