Derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon, që zhvillohet në kuadër të javës së 6-të të “Abissnet Superiore”, do të luhet sot pasdite mes Partizanit dhe Tiranës. Takimi në stadiumin “Air Albania” nis në orën 18:30.
Disa orë para ndeshjes, pranë stadiumit pati tensione mes tifozëve të dy skuadrave. Hedhja e flakadanëve shkaktoi kaos në zonë.
Të lidhura
None found
Policia ndërhyri për të shpërndarë tifozët dhe për të qetësuar situatën. Nuk është hera e parë që tifozët e Tiranës dhe Partizanit përfshihen në përplasje jashtë stadiumit, veçanërisht në ditët e derbit.





