Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës ka nisur me incidente, edhe para se skuadrat të zbresin në fushë.
Tifozë të të dyja skuadrave janë përplasur dhunshëm në rrugët pranë stadiumit “Air Albania”, duke krijuar tension para startit të sfidës.
Siç duket edhe nga pamjet, disa prej tifozëve kanë pasur në duar flakadane, të cilat i kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gjatë përplasjes.
Falë ndërhyrjes së policisë, e cila ndodhej pranë vendit të ngjarjes, situata është normalizuar.
Ndeshja e javës së gjashtë të kampionatit është parashikuar të nisë në orën 18:30.













