11 Tetor 2026, 13:10
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Policia e Tiranës, në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “Partizani” dhe “KF Tirana”, e cila do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:30, në stadiumin “Arena Kombëtare”, ka hartuar një plan të posaçëm masash për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, si dhe zonat përreth stadiumit.
Policia do të garantojë dhe sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë itinerareve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullime apo kalime jashtë itinerarit të përcaktuar. Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme, si sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj. Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.
Njoftimi i policisë
Policia e Tiranës, në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “Partizani” dhe “KF Tirana”, e cila do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:30, në stadiumin “Arena Kombëtare”, ka hartuar një plan të posaçëm masash për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, si dhe zonat përreth stadiumit.
Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:
– Lëvizja e tifozëve të “Partizanit” do të bëhet si vijon: nisja nga zona e Inxhinierisë, në rrugën “21 Dhjetori”, më pas te “Libri Universitar”, duke vijuar anash Presidencës, në rrugën “Gjergj Filipi”, te “Coin”, për t’iu drejtuar tribunës N.
– Lëvizja e tifozëve të “KF Tiranës” do të bëhet si vijon: nisja nga sheshi “Skënderbej”, te ish-Hotel “Dajti”, Ura e Dajtit, kthim te ETC-ja, në rrugën e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, më pas drejt rrugës “Sheh Ahmet Pazari”, “Ambasador 3”, për t’iu drejtuar hyrjeve V–S.
Policia do të garantojë dhe sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë itinerareve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullime apo kalime jashtë itinerarit të përcaktuar.
Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme, si sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj. Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.
Nuk do të lejohet hyrja në stadium e shtetasve pa dokument identifikimi. Gjithashtu, fëmijët nën moshën 16 vjeç, edhe nëse janë të pajisur me biletë, nuk do të lejohen të hyjnë pa praninë e prindit ose kujdestarit ligjor, i cili duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.
Nuk do të lejohet hyrja në stadium e tifozëve të identifikuar më parë nga Policia si problematikë në aktivitete të ndryshme sportive.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të shmangur lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, gjatë orareve të përcaktuara./Dosja.al
policia tirana masa
Aktualitet
11 Tetor 2026, 12:35
E.d
Pamje
SELANIK - Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të së dielës në zonën e E...
Aktualitet
11 Tetor 2026, 12:18
E.d
Valentin Ftoni
SHBA- Një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve...
Aktualitet
11 Tetor 2026, 12:13
E.d
Pamje
TIRANË - Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës është shoqëruar me incidente pak para nisjes së ndeshjes. Tifoz...
Aktualitet
11 Tetor 2026, 12:05
E.d
Pamje
Pas katër muajsh me thatësirë dhe temperatura të larta, durrsakët i pritën me kënaqësi reshjet e ditës s...
Aktualitet
11 Tetor 2026, 11:38
E.d
Pamje
POGRADEC- Gazetari Auron Tare ka ndarë një reflektim për gjendjen e rrugicës ku kalonte dikur poeti i madh Lasgush Poradeci, duke...
Aktualitet
11 Tetor 2026, 10:40
E.d
Beqir Devolli
GJIROKASTËR - Detaje të reja kanë dalë nga atentati në Gjirokastër, ku mbeti i vrarë sh&e...
Aktualitet
11 Tetor 2026, 09:05
E.d
Pamje
GJIROKASTËR - Policia ka dhënë më shumë detaje rreth atenatit m,e tritol i cili ndodhi mbrëmjen e shkuar në qyteti...
Aktualitet
11 Tetor 2026, 09:00
E.d
Pamje
NAPOLI- Një fluturim i kompanisë Ryanair nga Tirana drejt Napolit është shoqëruar me momente tensioni për pasagje...
Aktualitet
11 Tetor 2026, 08:11
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 134-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për m&...
Aktualitet
11 Tetor 2026, 08:03
E.d
Beqir Devolli
GJIROKASTËR - Personi në foto është Beqir Devolli, 45-vjeçari i cili humbi jetën orët e para t...