Mbi 1000 shoferë u ndëshkuan gjatë kësaj jave nga rrugorja e Shkodrës për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor. Masat më të shumta kanë qenë kryesisht për parkime të gabuara, ku janë vendosur 494 gjoba por dhe për tejkalim të shpejtësisë, ku konkretisht janë gjobitur 193 drejtues mjetesh. Po ashtu parakalimet e gabuara vijojnë të jenë ndër shkeljet më të shpeshta si dhe përdorimi I celularit gjatë drejtimit të mjetit por dhe mosvendosja e rripit të sigurimit, apo kaskave mbrojtëse nga ana e drejtuesve të motorëve.