web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thirrje publike: Shpalleni Non Grata në studiot tuaja këtë person

11 Tetor 2026, 13:21, Aktualitet CNA

Thirrje publike: Shpalleni Non Grata në studiot tuaja këtë person

Ish-deputetja e PD-së Flutura Açka ka reaguar ashpër ndaj Bujar Nallbanit dhe deklaratave fyese të tij ndaj grave që marrin pjesë në protestë.

Açka i ka bërë thirrje publike televizionit Report TV që të shpallë non gratë Nallbanin pasi në studion e këtij televizioni ai ka ofenduar gratë.

Ish-deputetja thekson se fjalët e Nallbanit ishin të turpshme, mizogjiniste, seksiste, raciste, fashiste.

Ajo ka bërë thirrje që njerëz të tillë duhet të nxirren jashtë ekranit.

“Thirrje publike televizionit Report tv

Shpalleni Non Grata në studiot tuaja këtë person!

Ky zotëri dje në studion tuaj ka fyer me qesëndisje gratë shprehimisht: “që iu kanë ikur menstruacionet”.

E kishte fjalën për zonjat që marrin pjesë në protestë, t? cilat e bezdiskërlan me menopauzën e tyre, fjalë që sheshit nuk e ditkësh.

Sikurse nuk e di që ajo për të cilën qesëndis gratë, te burrat quhet andropauzë. Dhe ai vetë duhet të jetë në andropauzë të thellë. Të paktën në menopauzë gratë humbin ngjyllat e dukshme që iu kujtojnë rutinën e përjetshme, por burrat në andropauzë fillojnë të mos jenë më burra.

Fjalët e këtij burri në studio dje ishin të turpshme, mizogjiniste, seksiste, raciste, fashiste. Jasht? ekranit pisa të tillë me gjuhë të tillë!

Nëse nuk e pëlqen protestën e flamingove dhe të shqiptarëve çdo natë para Keyeministrisë, nëse nuk e duron dot Berishën, nëse e bezdis e djathta dhe ka inate me njerëz politikë, le të flasë politikisht në të drejtën é tij, por jo të përdorë këtë gjuhë për zonjat!

A i ka bërë me një grua fëmijët ky xhanëm? A nuk é kupton se fyen atë të parën?

Më é pakta që mund të bëjë ky burrë, është të kërkojë falje!

Kjo nuk është liri fjale, por dalldi burrësore, në fakt ç’burrërore!”, shkruan Açka./ CNA





16:11 Aktualitet

Lana pas fasadës

Në disa ditë ne kemi sjellë plane dhe një vëzhgim të lumit...

Lajmet e fundit nga