11 Tetor 2026, 13:20
Nga Elton Qyno
Kristian Ymeri
Janë zbuluar fotot e dy personave të arrestuar nga policia e Lezhës si vrasës me pagesë, të cilët mësohet se do dalin para gjykatës së Lezhës për t’u njohur me masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ky që shihni në foto quhet Kristian Ymeri, alias Shkambi, një nga tre të arrestuarit në Lezhë, të dyshuar për planifikimin e një vrasjeje.
Në pranga kanë rënë gjithashtu Vinccesk Piroli dhe Elden Tarja.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se në njërin nga telefonat e sekuestruar është gjetur fotoja e një banese në qytetin e Lezhës.
Banesa i përket një personazhi të fortë në qytetin e Lezhës me inicialet E.T.
Por ky i fundit, sipas burimeve të policisë, kishte rreth 1 muaj që ndodhej jashtë shtetit.
Ndërkohë, hetimet e policisë tregojnë se objektiv i 3 vrasësve me pagesë mund të ketë qenë dhe P.Gj., i cili i ka shpëtuar dy herë atentateve me personazhin e fortë në Lezhë, E.T.
Sipas hetimeve, tre të dyshuarit ishin të armatosur dhe lëviznin me një motor të vjedhur në Suedi, ndërsa dyshohet se po përgatiteshin të kryenin atentatin në orët e para të mëngjesit.
Sipas burimeve, plani i dyshuar nuk u realizua, pasi personat e armatosur nuk arritën të identifikonin objektivin e tyre, për të cilin kishin marrë punën.
Autoritetet po hetojnë lëvizjet e tre të arrestuarve dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e lidhjeve të tyre me një grup të dyshuar për organizimin e vrasjeve me pagesë.
Ndërkohë, paralelisht me hetimet e Policisë së Lezhës, çështja ka tërhequr edhe vëmendjen e SPAK-ut, i cili po shqyrton mundësinë e verifikimit të lidhjeve të të arrestuarve me një grup të strukturuar kriminal.
Aktualisht, hetimet nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës vijojnë për “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”, “Sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes” dhe “Trafikimin e mjeteve motorike”.
Pas një analize që pritet të kryhet në ditët në vijim dhe në varësi të provave që do të dalin, do të vendoset nëse çështja do të kalojë në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme./SYRI.net
kristian ymeri elden tarja vinccesk piroli
Aktualitet
11 Tetor 2026, 13:10
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Policia e Tiranës, në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë g...
Aktualitet
11 Tetor 2026, 12:35
E.d
Pamje
SELANIK - Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të së dielës në zonën e E...
Aktualitet
11 Tetor 2026, 12:18
E.d
Valentin Ftoni
SHBA- Një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve...
Aktualitet
11 Tetor 2026, 12:13
E.d
Pamje
TIRANË - Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës është shoqëruar me incidente pak para nisjes së ndeshjes. Tifoz...
Aktualitet
11 Tetor 2026, 12:05
E.d
Pamje
Pas katër muajsh me thatësirë dhe temperatura të larta, durrsakët i pritën me kënaqësi reshjet e ditës s...
Aktualitet
11 Tetor 2026, 11:38
E.d
Pamje
POGRADEC- Gazetari Auron Tare ka ndarë një reflektim për gjendjen e rrugicës ku kalonte dikur poeti i madh Lasgush Poradeci, duke...
Aktualitet
11 Tetor 2026, 10:40
E.d
Beqir Devolli
GJIROKASTËR - Detaje të reja kanë dalë nga atentati në Gjirokastër, ku mbeti i vrarë sh&e...
Aktualitet
11 Tetor 2026, 09:05
E.d
Pamje
GJIROKASTËR - Policia ka dhënë më shumë detaje rreth atenatit m,e tritol i cili ndodhi mbrëmjen e shkuar në qyteti...
Aktualitet
11 Tetor 2026, 09:00
E.d
Pamje
NAPOLI- Një fluturim i kompanisë Ryanair nga Tirana drejt Napolit është shoqëruar me momente tensioni për pasagje...
Aktualitet
11 Tetor 2026, 08:11
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 134-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për m&...