Ligjvënësi republikan, Brian Fitzpatrick, synon ta shtyjë Dhomën e Përfaqësuesve të votojëpër një projektligj që e ndalon blerjen e naftës ruse, duke sfiduar vendimin e presidentit Donald Trump për t’i lehtësuar kufizimet ndaj eksporteve ruse të naftës. Ligjvënësit paralajmërojnë se vendimi i Trumpit mund të ndihmojë në financimin e luftës së Moskës kundër Ukrainës. Fitzpatrick, bashkëkryesues i Grupit të Dhomës së Përfaqësuesve për Ukrainën, njoftoi më 10 tetor se do të paraqesë projektligjin “Ronald Reagan: Paqe përmes Forcës”.