Derbi Partizani-Tirana, bllokohen disa rrugë kryesore të kryeqytetit, policia zbulon planin e masave

11 Tetor 2026, 14:00Sport TEMA
Derbi Partizani-Tirana, bllokohen disa rrugë kryesore të kryeqytetit,

Policia e Tiranës, në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë derbit Partizani-Tirana, që do të luhet sot në 18:30 në “Arena Kombëtare”, ka hartuar një plan të posaçëm masash për mbarëvajtjen e ndeshjes.

"Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, si dhe zonat përreth stadiumit. Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë: – Lëvizja e tifozëve të “Partizanit” do të bëhet si vijon: nisja nga zona e Inxhinierisë, në rrugën “21 Dhjetori”, më pas te “Libri Universitar”, duke vijuar anash Presidencës, në rrugën “Gjergj Filipi”, te “Coin”, për t’iu drejtuar tribunës N. – Lëvizja e tifozëve të “KF Tiranës” do të bëhet si vijon: nisja nga sheshi “Skënderbej”, te ish-Hotel “Dajti”, Ura e Dajtit, kthim te ETC-ja, në rrugën e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, më pas drejt rrugës “Sheh Ahmet Pazari”, “Ambasador 3”, për t’iu drejtuar hyrjeve V–S."

"Policia do të garantojë dhe sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë itinerareve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullime apo kalime jashtë itinerarit të përcaktuar. Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme, si sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj. Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohet hyrja në stadium e shtetasve pa dokument identifikimi. Gjithashtu, fëmijët nën moshën 16 vjeç, edhe nëse janë të pajisur me biletë, nuk do të lejohen të hyjnë pa praninë e prindit ose kujdestarit ligjor, i cili duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohet hyrja në stadium e tifozëve të identifikuar më parë nga Policia si problematikë në aktivitete të ndryshme sportive."

Lini një Përgjigje