LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt, Gjykata Supreme në Angli cakton datën kur shqyrton ekstradimin e organizatorit dhe 4 vëzhguesve britanikë

Në dispozicion të përfaqësuesit të shtetit shqiptarë në këtë proces një prokuror anglez nga CPS dhe të avokatëve të të pesë të kërkuarve do të jetë një ditë e plotë gjyqi. 

11 Tetor 2026, 13:54 Nga E.d
Vrasja e Ardian Nikulajt, Gjykata Supreme në Angli cakton datën kur
Ardian Nikulaj

Caktohet data kur Gjykata Supreme në Angli do të shqyrtojë apelin e kërkuar nga Shqipëria dhe sekretaria e shtetit për punët e brendshme Shabana Mahmood  për të ekstraduar pesë të dyshuarit si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Një zëdhënës i kësaj gjykate i konfirmoi gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se tashme është caktuar data 17 Mars 2027 për të shqyrtuar këtë apel.

Në dispozicion të përfaqësuesit të shtetit shqiptarë në këtë proces një prokuror anglez nga CPS dhe të avokatëve të të pesë të kërkuarve do të jetë një ditë e plotë gjyqi. 

Palë këtë proces janë Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, Harry Simpson dhe Steven Hunt të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Lezhës.

Gjyqtarët e Gjykatës Supreme Angleze do të duhet ti japim përgjigje pyetjes.

Kur nxjerr një urdhër ekstradimi në bazë të nenit 93 të Ligjit për Ekstradimin të vitit 2003, a duhet Sekretari i Shtetit për Departamentin e Punëve të Brendshme të identifikojë veprën penale të përcaktuar në kërkesën për ekstradim, për të cilën personi kërkohet të ndiqet penalisht?

Sipas pretendimeve, Edmond Haxhia shtetas shqiptarë me pasaportë britanike, Thomas Mithan, Harry Simpson, Harriet Bridgeman dhe Steven Hunt (“të paditurit”) kanë marrë pjesë në një plan që çoi në vdekjen e Adrian Nikulajt.

Ai  u vra në Shqipëri pasi është qëlluar me armë zjarri nga Ruben Saraiva  i gjetur fajtor  për vrasje dhe dënuar me burg përjetë.

Republika e Shqipërisë i paraqiti Sekretarit të Shtetit kërkesa për ekstradim.

Në secilën kërkesë u cituan të njëjtat dispozita të Kodit Penal shqiptar: “Vrasja për shkak të gjakmarrjes”, sipas nenit 78/a, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, sipas nenit 278/1, në lidhje me përkufizimin e bashkëpunimit në kryerjen e veprës penale, sipas nenit 25 të Kodit Penal shqiptar.

Më pas, këto kërkesa për ekstradim u certifikuan nga Sekretari i Shtetit si të vlefshme, në përputhje me nenin 70 të Ligjit për Ekstradimin të vitit 2003 (“Ligji i vitit 2003”).

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të ekstradimit, kërkesat e paraqitura nga qeveria shqiptare ndryshuan.

Në kohën kur Sekretari i Shtetit lëshoi certifikatat, kërkesat kishin si qëllim ekstradimin e secilit person për t’u ndjekur penalisht sipas neneve 78/a dhe 278/1 të Kodit Penal shqiptar.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të ekstradimit, kërkesat synonin ekstradimin e personave për t’u ndjekur penalisht për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, sipas nenit 78 të Kodit Penal shqiptar, në lidhje me nenin 25.

Gjyqtari i Gjykatës Westminster Magistrate Court (District Judge) arriti në përfundimin se secila çështje duhej t’i përcillej Sekretarit të Shtetit, në mënyrë që ky i fundit të vendoste nëse duhej të urdhëronte ekstradimin e personit përkatës, në bazë të nenit 93 të Ligjit të vitit 2003.

Sekretari i Shtetit urdhëroi ekstradimin e secilit person drejt Shqipërisë për akuzat e identifikuara në kërkesat për ekstradim.

Gjykata e Lartë (High Court) pranoi si apelimet, ashtu edhe kërkesat për shqyrtim gjyqësor, duke u mbështetur në mospërputhjen ndërmjet kërkesave për ekstradim, të cilat i referoheshin vetëm veprave penale sipas neneve 78/a dhe 278/1, në lidhje me nenin 25, dhe ekstradimit të urdhëruar më pas për vepra penale sipas nenit 78, në lidhje me nenin 25.

Urdhrat e ekstradimit u shfuqizuan.

Republika e Shqipërisë dhe Sekretari i Shtetit e apeluan këtë vendim në Gjykatën Supreme të Mbretërisë së Bashkuar e cila pranoi ta marrë rastin për shqyrtim./Top Channel

gjykata supreme në angli edmond haxhia ardian nikulaj

Sondazh

Poll

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!