Justina Shiroka Pula, ish-ministrja e Thaçit që u bë zgjidhja e Kurtit në një nga momentet më kyçe të Kosovës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është bërë pjesë e një bisede të pazakontë në rrugë me blogerin e njohur Khann Journey, i cili ndiqet nga rreth 1.4 milionë persona në Instagram.
Në intervistën spontane, Rama foli për ambiciet për kryeministër dhe projektet e mëdha që synon të realizojë në Prishtinë.
Ai nuk i kurseu as kritikat ndaj kryeministrit aktual Albin Kurti, duke deklaruar se vendit i duhet një ndryshim qeverisjeje për të çuar përpara projektet e planifikuara.
Në fund të bisedës, Rama dha edhe një mesazh në shqip për ndjekësit: “Besoni në vete, mos u ndalni të besoni. Mundemi me bo gjana t’mira për vete edhe për krejt botën.”
Dialogu mes Journey dhe Ramës:
Journey: Çfarë bën për të jetuar?
Përparim Rama: Epo, unë jam kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Prishtina.
Journey: Vërtet? Qytet i Kosovës, apo jo?
Përparim Rama: Po.
Journey: Në rregull, kjo është mbresëlënëse. Cila është pjesa jote e preferuar e punës?
Përparim Rama: Oh, pjesa e preferuar… Besoj se misioni i radhës është të bëhem kryeministër, në mënyrë që ta rregullojmë, ta sistemojmë vendin.
Journey: Po kryeministri aktual? Si është ai?
Përparim Rama: Epo, ai nuk po bën ndonjë punë të shkëlqyer. Kështu që duhet t’i tregojmë rrugën.
Journey: Tingëllon pak si tip i keq.
Përparim Rama: Besoj se është në rregull, gjithsesi.
Journey: Po disa nga sfidat që ke hasur?
Përparim Rama: Epo, ne po përgatitemi për Lojërat Mesdhetare. Kemi shumë projekte të mëdha në Prishtinë. Ju këshilloj të vini dhe ta vizitoni, sepse kemi një qytet fantastik. Duhet të ndërtojmë stadiume, duhet të ndërtojmë arena multifunksionale dhe të gjitha këto. Dhe pikërisht për këtë na duhet të ndryshojmë qeverinë, në mënyrë që t’i realizojmë të gjitha këto projekte gjatë tre viteve e gjysmë të ardhshme.
Journey: A mund të them vetëm diçka? Ti po shkëlqen, burrë. Je fantastik, i kuruar deri në detaj. Je një djalë shumë elegant.
Por a ka pasur ndonjëherë një moment në jetën tënde kur je ndier i shkëputur nga vetja?
Përparim Rama: Oh, jo, unë nuk ndihem kurrë i shkëputur. Gjithmonë jam me njerëzit. Njerëzit janë me mua.
Journey: Shumë bukur e the. A ka ndonjë gjuhë që di ta flasësh rrjedhshëm?
Përparim Rama: Po, flas shqip. Sigurisht, flas edhe gjuhë të tjera. Por po, kjo është përgjigjja ime.
Journey: Një pyetje e vogël, disa fakte… Nëse do t’i jepje botës një këshillë të vetme, cila do të ishte? A mund ta thuash në gjuhën tënde amtare, për njerëzit atje dhe për të gjithë ata që po shikojnë, dhe pastaj ta përkthesh në anglisht?
Përparim Rama: Besoni vetë, mos u ndalni të besoni. Mundemi me bo gjana t’mira për vete edhe për krejt botën.
Journey: Besoni te vetja, besoni te vetja. Mund t’i arrini ëndrrat tuaja dhe gjithmonë mund t’ia dilni.
Top Channel