Tentoi të thyente bllokadën ndaj Iranit, momenti kur avioni amerikan godet anijen e mallrave në Gjirin e Omanit (VIDEO)

Bota

Tentoi të thyente bllokadën ndaj Iranit, momenti kur avioni amerikan

Një video e publikuar nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tregon momentin kur një avion ushtarak amerikan godet një anije mallrash në Gjirin e Omanit, duke e lënë pa lëvizje në mes të detit.

Sipas ushtrisë amerikane, në shënjestër u vu anija M/V Ocean Molica, e njohur edhe si "Arika Sun", me flamur panamez. SHBA pretendon se ekuipazhi kishte shpërfillur disa paralajmërime dhe po përpiqej të thyente bllokadën detare ndaj Iranit.

Goditja u krye në pjesën e pasme të anijes, me një municion preciz, duke dëmtuar sistemin e saj të lëvizjes. Sipas CENTCOM, ekuipazhi nuk pësoi lëndime.

Autoritetet amerikane thonë se anija kishte dalë më herët nga një port iranian. Po sipas tyre, që prej rifillimit të bllokadës më 14 korrik, katër anije tregtare janë nxjerrë jashtë funksionit dhe 135 të tjera janë detyruar të kthehen pas.

 Pamjet e publikuara tregojnë momentin e goditjes nga ajri dhe dëmtimin e anijes, ndërsa SHBA vijon të zbatojë bllokadën detare ndaj porteve iraniane.

ME TE LEXUARAT