BE dhe OKB dënojnë sulmin vdekjeprurës të Huthive në Riad
Sulmi i fundit ndaj aeroportit të Riadit është më i rëndi ...
Sulmi i fundit ndaj aeroportit të Riadit është më i rëndi ...
Problemi më i madh në këtë sjellje të shumicës parlamentare qendron në rrezikun kombëtare që mund të sjell përdorja e votave sunduese për interes të tekave të një njeriu që prej 4 mandatesh vijon të komandojë partinë e maxhorancën parlamentare.

Me 85 vota në favor, grupi miks i deputetëve të mazhorancës socialist-rilindase, votoi reformën e re Administrativo-Territoriale, që, në fakt, përveçse lëvizi numrin e njësive nuk solli asnjë risi në ndihmë të shërbesave të qytetarëve banues në këto njësi.
Para votimit të enjten të të shiturës si reformë Administrativo-Territoriale pushteti vendor qeverisej nga 61 bashki. Pas të enjtes parlamentare që prodhoi “reformën e re” ky pushtet do të administrohet e menaxhohet nga 46 bashki.
Para miratimit me 85 vota, që është dhe kufiri maksimal i votave të disponuara nga maxhoranca e unifikuar parlamentare, debati ndërpalësh nuk përfshiu përmbajtjen e reformës, sa ajo i lehtëson hallet e qytetarëve, por thjesht rrudhjen e numrit të njesive administruese.
“Pse 46 dhe jo 100, pse 100 dhe jo 60” ishte përmbajtja e hedhje pritjeve debatuese midis palëve, loja prej kungulleshke me të cilën do të fashitej kur votimi do të zbulonte 85 votat në favor të reformës së re.
E theksojmë 85 vota në favor të të shiturës si “reformës e re Adminstrativo-Territoriale” që pëveç uljes së numrit të bashkive nuk sjell asnjë të re tjetër punëndreqëse në shërbesat ndaj takspaguesve.
Arsye kjo që zbuloi dhe pakënaqësi e revoltë, jo vetëm tek kundërshtuesit e saj opozitarë por edhe brenda grupit parlamentar socialist, katër deputetë të të cilit dolën hapur kundër.
Me deklarimet e tyre kundërshtuese para votimit deputetët e maxhorancës: Elisa Spiropali, Erion Braçe, Vullnet Sina u duk se nuk do ta jepnin votën në favor të reformës gjë që do të sillte uljen e votave të duhura miratuese, pra rrëzimin e projekt-ligjit të reformës Administrativo-Territoriale. Do të ndodhte kjo pasi për miratimin e tij do të duheshin jo më pak se 85 vota.
Gjë që do të ishte e pamundur të arrihej edhe nëse llogariteshin në favor të “po”-së jo vetëm 3 mandatet e deputetëve të PSD, aleate e vetme e socialistëve të Ramës, por edhe 79 votat e mbetura të grupit parlamentar nëse tre të sipërpërmendurit, pra Braçe, Spiropali e Sina do të materializonin qëndrimin kundër.
Rrjedhimisht, në versonin e paraqitur me 46 bashki, reforma do të rrëzohej. Gjë që nuk ndodhi. Nga që asnjëri prej deputetëve të grupit parlamentar miks (socialisto-PSD-ist) nuk lëvizi nga istikami. Interesi vetiak, pas ultimatumit agresiv paravotim të Edi Ramës: “Kush nuk ngre kartonin jeshil për reformën, mund të largohet nga grupi parlamentar,” duhet vlerësuar si arsyeja kryesore që solli kartonat jeshil pro reformës edhe të tre deputetëve “të rebeluarve,” Braçe, Spiropali e Sina.
Ndërkohë ajo që duhet vlerësuar si problemi më i madh në këtë sjellje maxhorative parlamentare qendron në rrezikshmërinë kombëtare që mund të sjell përdorja e shumicës së votave për interes të tekave të një njeriu që prej 4 mandateve vijon të administroj e komandojë partinë e maxhorancën parlamentare.
Sepse 85 votat e siguruara me ultimatum urdhërimi të Edi Ramës janë të mjaftueshme për të bërë ndërhyrje ndryshuese edhe në Kushtetutën e vendit. Përmbajtja e të cilës mund të cënohet në çdo moment të ndryshimit të humorit të njeriut që flet në emër të unitetit të partisë duke na sjellë pasoja të rënda./ CNA
Është e lehtë të jesh patriot sot në Shqipëri. Mjafton të...
Kush udhëton sot nga Tirana drejt veriut apo jugut sheh nj...
Erjon Braçe sqaroi publikisht votën e tij “pro” ndarjes së...
ALEA IACTA EST, tha Jul Çesari ditën kur mori vendimin të ...
Si sot dy vjet më parë, më doli sot te “memory”, Sokoli yn...
Me një sinqeritet që rrallë i shpëton kontrollit të pushte...
Sot është e premte, ditë e xhuma, ditë e shenjtë për besim...
Arroganca e diktati vijojnë të mbeten ndër problemet më të...
Në Kuvend pati një debat maratonë për reformën territorial...
Le të flasim për drejtësinë! 63 magjistratë përfunduan kë...
Askush nuk priste që ndonjë deputet i PS-së të votonte kun...
Letër mirënjohjeje e Diellës për gjyqtarët e Gjykatës Kush...
Qe kryeministër pas 1997 dhe e lëshoi pa frena gojën. Çfarë ...
Shqipëria po kalon një realitet kritik. Kur të rinjtë e ka...
Në Shqipëri duket se ka lindur një kategori e re protestue...
Shumica socialiste është në prag të një prej ballafaqimeve m...
Sot, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pub...
Fillon viti akademik 2026-2027 - thotë MAS. Nuk e di pse q...
Muzikën na e kompozon kurvari me ofshama seksi. Tekstin e ...
Edi Rama ka ushtruar gjithë eksperimentet e trillet e tij ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët ligjzbatues ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të p...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin E.C 29-vjeç....
Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Gjir...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosf...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Sulmi i fundit ndaj aeroportit të Riadit është më i rëndi ...
Papa Leo XIV ka njoftuar se do të operohet në ditët në vij...
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovë...
Turqia përuroi një seksion të ri hekurudhor pranë kufirit ...
Nga plot gëzime në jetë veçoj si kulm emërimin tim në Tira...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe s...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të naftës d...
Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve prej muajsh vijon të...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...