Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Derbi Partizani-Tirana, bllokohen disa rrugë në kryeqytet, ja itineraret për tifozët

    Gjykata Supreme në Britani shqyrton në mars 2027 ekstradimin e 5 të dyshuarve për vrasjen e Ardian Nikulajt

    Papa Leone XIV do të operohet në Romë, mjekët i zbuluan një masë në mushkëri

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Derbi Partizani-Tirana, bllokohen disa rrugë në kryeqytet, ja itineraret për tifozët
    Aktualitet

    Derbi Partizani-Tirana, bllokohen disa rrugë në kryeqytet, ja itineraret për tifozët

    October 11, 2026

    Policia e Tiranës ka marrë masa të posaçme për derbin mes Partizanit dhe Tiranës, që luhet sot në orën 18:30 në stadiumin “Arena Kombëtare”. Nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohen sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit.

    Itineraret për tifozët

    Tifozët e Partizanit do të nisen nga zona e Inxhinierisë, në rrugën “21 Dhjetori”, do të kalojnë te “Libri Universitar”, anash Presidencës dhe në rrugën “Gjergj Filipi”, pranë “Coin”, për të mbërritur te tribuna N.

    Tifozët e Tiranës do të nisen nga sheshi “Skënderbej”, pranë ish-Hotel “Dajtit”, do të kalojnë te Ura e Dajtit dhe ETC-ja, më pas në rrugën e Elbasanit, rrugën “Dervish Hima” dhe rrugën “Sheh Ahmet Pazari”, pranë “Ambasador 3”, drejt hyrjeve V–S.

    Policia nuk do të lejojë grumbullime apo lëvizje jashtë itinerareve të përcaktuara.

    Rregullat e hyrjes në stadium

    Para hyrjes do të kryhen kontrolle për sende të ndaluara, përfshirë sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë dhe lëndë piroteknike.

    Tifozët duhet të kenë dokument identifikimi. Fëmijët nën 16 vjeç nuk do të lejohen të hyjnë pa prindin ose kujdestarin ligjor, edhe nëse kanë biletë. Gjithashtu, do t’u ndalohet hyrja tifozëve të identifikuar më parë nga policia si problematikë në aktivitete sportive.

    Policia u kërkon tifozëve të zbatojnë masat e sigurisë dhe qytetarëve të shmangin lëvizjen me automjete në rrugët e bllokuara gjatë orarit të përcaktuar.

    bllokim rrugesh derbi partizan tirana
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Derbi Partizani-Tirana, bllokohen disa rrugë në kryeqytet, ja itineraret për tifozët

    October 11, 2026

    Gjykata Supreme në Britani shqyrton në mars 2027 ekstradimin e 5 të dyshuarve për vrasjen e Ardian Nikulajt

    October 11, 2026

    Papa Leone XIV do të operohet në Romë, mjekët i zbuluan një masë në mushkëri

    October 11, 2026

    Begaj në “Odën Dibrane”: Tradita jeton kur këndohet, rrëfehet dhe përcillet te brezat e rinj

    October 11, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.