Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Derbi Partizani-Tirana, bllokohen disa rrugë në kryeqytet, ja itineraret për tifozët

    Gjykata Supreme në Britani shqyrton në mars 2027 ekstradimin e 5 të dyshuarve për vrasjen e Ardian Nikulajt

    Papa Leone XIV do të operohet në Romë, mjekët i zbuluan një masë në mushkëri

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Gjykata Supreme në Britani shqyrton në mars 2027 ekstradimin e 5 të dyshuarve për vrasjen e Ardian Nikulajt
    Aktualitet

    Gjykata Supreme në Britani shqyrton në mars 2027 ekstradimin e 5 të dyshuarve për vrasjen e Ardian Nikulajt

    October 11, 2026

    Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar do të shqyrtojë më 17 mars 2027 apelin e Shqipërisë dhe të Sekretares së Shtetit për Punët e Brendshme, Shabana Mahmood, kundër vendimit që rrëzoi urdhrat për ekstradimin e pesë personave të dyshuar për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

    Sipas Top Channel, një zëdhënës i Gjykatës Supreme konfirmoi se për shqyrtimin e çështjes është caktuar një ditë e plotë gjyqësore. Në proces janë të përfshirë Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, Harry Simpson dhe Steven Hunt, të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Lezhës.

    Çështja lidhet me kërkesat e paraqitura nga Shqipëria për ekstradimin e pesë personave, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në një plan që çoi në vrasjen e Nikulajt. Biznesmeni u vra në Shqipëri nga Ruben Saraiva, i cili u shpall fajtor për vrasjen dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

    Në kërkesat fillestare për ekstradim, autoritetet shqiptare iu referuan veprave penale të “Vrasjes për shkak të gjakmarrjes”, sipas nenit 78/a të Kodit Penal, dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”, sipas nenit 278/1, në lidhje me nenin 25 për bashkëpunimin në kryerjen e veprës penale.

    Megjithatë, gjatë shqyrtimit gjyqësor në Britani, kërkesat ndryshuan dhe ekstradimi u kërkua për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, sipas nenit 78 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 25.

    Gjykata e Westminsterit ia përcolli çështjet Sekretarit të Shtetit, i cili më pas urdhëroi ekstradimin e pesë personave drejt Shqipërisë. Por Gjykata e Lartë britanike pranoi apelimet dhe kërkesat për shqyrtim gjyqësor, duke vlerësuar se kishte mospërputhje mes veprave penale të përcaktuara në kërkesat fillestare dhe atyre për të cilat u urdhërua ekstradimi. Për këtë arsye, urdhrat e ekstradimit u shfuqizuan.

    Shqipëria dhe Sekretarja e Shtetit e apeluan vendimin në Gjykatën Supreme të Mbretërisë së Bashkuar, e cila pranoi ta shqyrtojë çështjen.

    Në qendër të procesit do të jetë çështja ligjore nëse, kur lëshon një urdhër ekstradimi sipas nenit 93 të Ligjit britanik për Ekstradimin të vitit 2003, Sekretari i Shtetit duhet të identifikojë veprën penale të përcaktuar në kërkesën fillestare, për të cilën personi kërkohet të ndiqet penalisht.

    Ardian Nikulaj britani Gjykata Supreme
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Derbi Partizani-Tirana, bllokohen disa rrugë në kryeqytet, ja itineraret për tifozët

    October 11, 2026

    Gjykata Supreme në Britani shqyrton në mars 2027 ekstradimin e 5 të dyshuarve për vrasjen e Ardian Nikulajt

    October 11, 2026

    Papa Leone XIV do të operohet në Romë, mjekët i zbuluan një masë në mushkëri

    October 11, 2026

    Begaj në “Odën Dibrane”: Tradita jeton kur këndohet, rrëfehet dhe përcillet te brezat e rinj

    October 11, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.