AKTUALITET /

Sot derbi Tirana-Partizani, plas grushti mes të rinjve jashtë stadiumit “Air Albania” në Tiranë

Disa persona janë përleshur me grushte dhe shkelma, ndërsa në drejtim të njëri-tjetrit hedhin edhe flakadanë.

Shkruar nga Versus

Sot derbi Tirana-Partizani, plas grushti mes të rinjve jashtë

Një përplasje fizike mes disa të rinjve është regjistruar paraditen e sotme pranë stadiumit “Air Albania” në Tiranë, pak orë para derbit mes Partizanit dhe Tiranës.

Disa persona janë përleshur me grushte dhe shkelma, ndërsa në drejtim të njëri-tjetrit hedhin edhe flakadanë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat vihen në ndjekje të personave të përfshirë në konflikt.

Dyshimet paraprake janë se përplasja ka ndodhur mes grupeve të tifozëve “Fanatics” dhe “Guerrils”, të lidhur përkatësisht me Tiranën dhe Partizanin.

Incidenti është regjistruar vetëm pak orë para derbit të kryeqytetit, që do të luhet sot në orën 18:30 në stadiumin “Air Albania”.

Deri më tani, Policia e Tiranës nuk ka dhënë një njoftim zyrtar për ngjarjen dhe nuk dihet nëse ka persona të shoqëruar apo të arrestuar./Versus.al

 

 

Poll