Interes për programin “Pas shkolle”, nxënësit bëjnë detyrat dhe marrin pjesë në aktivitete të ndryshme

Në shkollën “Servete Maçi”, nxënësit qëndrojnë edhe pas mësimit, për të bërë detyrat e shtëpisë dhe për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme. Programi “Pas shkolle”, u jep mundësinë të mësojnë me ndihmën e mësueses dhe të kalojnë më shumë kohë me shokët.
Për fëmijët e klasasve të para, kjo kohë shërben për të përfunduar detyrat përpara se të kthehen në shtëpi.
“Më pëlqejnë më shumë detyrat nëse kemi vizatime, kur nuk kemi vizatime më pëlqen të shkruaj. Po, se pastaj jemi pushim dhe mund të dalim me mamin”.
“Dhe në shtëpi dhe në shkollë, është njësoj sepse mirë i bëjmë dhe me mamin dhe me mësuesen. Unë po bëj të matematikës dhe pastaj do bëj të gjuhës. Më lehtëson shumë sepse mësuesja i shpjegon edhe në tabelë”.
“Këtu në klasë sepse rri më e qetë në shtëpi sepse lodhem”.
“Tani po bëj shkronjën R. Bëjmë disa lojra, është shumë e bukur”.
Nxënësit më të rritur marrin pjesë edhe në klube, të cilat I kanë zgjedhur sipas interesave të tyre. Në art dhe zeje ata po vizatojnë dhe krijojnë me plastelinë.
“Klubet që unë kam zgjedhur është art dhe zeje dhe vizatimi. Vizatimi më pëlqen shumë.Nuk duket e lodhshme, dua të vazdoj. Kohën e lirë e kaloj duke luajtur me shokët, në telefon. Dy orë I kaloj nme familjen”.
“Mua programi “Pas Shkolle” më duket shumë i bukur dhe shumë zbavitës, sepse përvec detyrave bëjmë edhe disa klube. Unë jam future në klubin e artit pamor dhe të zejes. Mendoj më mirë me shokët e shoqet dhe gjithashtu mësuesen sepse bashkëpunojmë me shoqet e shokët, ndajmë detyrat me njëri-tjetrin, po ashtu kemi mbështetjen e zyshës dhe ndihmën e saj. Kam më shumë kohë për të qëndruar me prindërit me motrën, mund të luaj, lexoj libra, kam më shumë kohë të lirë”.
Sipas drejtoreshës së shkollës, programi është pritur me interes të lartë nga prindërit, të cilët kanë mbështetur pjesëmarrjen e tyre.
“Programi “Pas Shkolle” është mirëpritur në shkollën tonë, një pjesë e mirë e prindeërve kanë shfaqur dëshirën të madhe. Numri i regjistrimeve ka qenë i lartë, janë hapur gjashtë grupe për “Bejmë detyrat e shtëpisë”, e gjithashtu interet të lartë ka patur për programin Art dhe Zeje, kemi hapur klubin e kërcimit dhe muzikës.
Zhvillohen deri në orën 14:00 “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, por gërshetohen gjithsesi sipas orareve. Deri në orën 3 është përfundimi i orarit.
Gjithaçka që bëhet në programin “Pas shkolle” bëhet në mënyrë kreative dhe të lirshme, ku nxit edhe bashkëpunimin me fëmijët, por edhe të shprehen lirshëm me njëri- tjetrin”, tha Luiza Topi, drejtoreshë e shkollës “Servete Maçi”.
Programi shtrihet në 408 shkolla në të gjithë vendin. Në këtë program nxënësit, mund të bëjën detyrat e shtëpisë ndërsa mund të ndjekin edhe klube të ndryshme si: Klubi i muzikës, teatrit, artit pamor, klubi i kërcimit si dhe zejeve.




