Tottenham, Bentancur godet me kokë Shaw dhe ndëshkohet me karton të kuq, De Zerbi befason: E putha…
Vinicius Jr nuk është në vete. Sulmuesi brazilian nuk njihet më, si fizikisht ashtu edhe moralisht, madje dikush kërkon ta transformojë në një Elvis Presley modern; i vdekur dhe i zëvendësuar, më shumë se i zhdukur dhe i gjallë, si këngëtari.
Imagjinoni se sa keq po luan sa u arrit sa të sajohen teori konspirative të pamendueshme për një futbollist që ka shënuar në dy finale të Ligës së Kampioneve dhe vetëm përpara 2 vitesh ishte kandidat për të fituar Topin e Artë.
MOURINHO TERAPIST— Ditën e premte në prag të ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Villarrealit, Mourinho si një baba i vërtetë doli në mbrojtje të sulmuesit të tij. ‘Do ta ndihmojmë të kthehet ai që ka qenë-ishin fjalët e portugezit. Në procesin terapeutik nuk e kishte përjashtuar uljen në stol të futbollistit dhe në fakt në sfidën e së shtunës Vini ishte në pankinë dhe në vendin e tij u aktivizua 19 vjeçari Diomande që ka kushtuar 130 milionë euro
FËRSHËLLIMAT PËR TË— Kur përpara ndeshjes, folësi i stadiumit shqiptoi emrin e Vinicius, volumi ishte aq i lartë sa nuk u bë e mundur të kuptohet gjykimi popullor. Por kur Mourinho e hodhi në fushën e lojës në minutën e 62, me Bernabeun që e shfaqi pakënaqësinë ndaj Los Blancos edhe në përfundim të pjesës së parë, fërshëllimat u dëgjuan, edhe në momentin kur prekte topi, por ishin fërshëllima të përziera me duartrokitjet. Sepse një pjesë e publikut në tribuna e pranoi apelin e Mourinho që kërkoi që të mos e lëndonin edhe më shumë futbollistin.
KAPJA PËR FLOKËSH— Vini e nisi ndeshjen e tij me një shpejtësi të madhe. Fitoi një goditje këndi dhe ndezi tifozët. Fitoi edhe një tjetër dhe përsëriti gjestin. Rrahje të shpejta dhe mendime të pakontrolluara dhe kur pas 20 minutash shënoi pas një asisti të Bellingham, çmendi krejt dhe bashkë me të edhe Mourinho që përqafoi me entuziazëm brazilianin. Por kishte një problem. Arbitri u thirr në monitor për të parë një moment që iu shpëtoi thuajse të gjithëve: në fillimin e kundërsulmit të Bellingham, Vinicius mori pjesë i ngjitur pas flokëve të Nathan Saliba. Gol i anuluar dhe karton i kuq për Vinicius që humbi toruan deri në atë pikë sa u desh forca e ‘të çmendurit’ Rudiger që të evitohej kontakti i brazilianit me arbitrin.
NË VËSHTIRËSI—Rregullorja thotë 2 ndeshje skualifikom dhe nëse do të jetë kështu, atëhere Vinicius do t’i thotë lamtumirë ‘El Clasico’ të 25 tetorit. Kjo skenë është fotografia e gjendjes shpirtërore të një njeriu në vështirësi. I fërshëllyer vazhdimisht sezonin e kaluar nga një tifozeri të lodhur me skenat e tij, i urryer në të gjithë stadiumet e Soanjës për sjelljen gjithnjë përtej limiteve dhe shpesh provokuese, Vinicius nuk gjeti paqe as te Brazili me Ancelottin. Carlo e qetësoi dhe në Botëror nxori më të mirën prej tij, si në Madrid, sepse duhet kujtuar se përpara se të shkonte italiani te Los Blancos, Vinicius në Bernabeu konsiderohej si një gjysmë dështim.
OPERACIONI DHE RINOVIMI— Pas Botërorit ishin operacioni plastik dhe tratativat me Realin e Madridit. Braziliani kishte një kontratë deri në 2027 dhe arriti të fitojë një rinovim të mrekullueshëm deri në 2032 me një rritje të pagës në 25 milionë euro neto. Por Bernabeu rrudhi fytyrën. Dhe kur u rikthye të luajë, asgjë nuk i ecte. Driblimet nuk realizohen, pasimet janë të gabuara, shpërthimet frenohen, mbetet vetëm mimika e ekzagjeruar. Mourinho po kërkon ta rikuperojë, por ka krijuar edhe një klimë tensionesh me arbitrat që në mbrëmjen e së shtunës nuk ndihmuan në qetësimin e Vinicius që në fikllim humbi vendin në skuadër e më pas mendjen dhe ndoshta edhe El Clasico.
Top Channel