Kanoeja përmbyset 200 metra larg bregut, humb jetën një person në Ohër

Një aksident ndodhi dje në ujërat e Liqenit të Ohrit, ku kanoeja që drejtonte 57-vjeçari A.N. u përmbys.

Të lidhura

None found

Sipas MPB-së, rasti u raportua në Stacionin Policor më 10 tetor, në orën 18:30.

Pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën zyrtarët policorë dhe ekipi i Ndihmës së Shpejtë. Ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e 57-vjeçarit.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë u dërgua për autopsi.


Shtuar më 11.10.2026 14:28