Vlashent Sata në “Big Brother VIP”? Artisti zbulon përgjigjen

Këngëtari dhe kompozitori Vlashent Sata ka folur së fundmi për mundësinë e pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”, një format televiziv ku emri i tij është përmendur disa herë.

I ftuar në emisionin “Lancio”, me moderator David Priftin në Top Albania Radio, artisti u pyet nëse do të dëshironte të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë bisedës, Vlashent Sata nuk dha një përgjigje të prerë në lidhje me këtë mundësi. Ai u shpreh se nuk e di nëse do të pranonte të bëhej pjesë e reality show-t, duke lënë të hapur mundësinë për një eksperiencë të tillë në të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, këngëtari theksoi dëshirën për të qenë sa më pranë publikut, duke treguar se lidhja me njerëzit që e ndjekin është e rëndësishme për të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më tani, nuk ka një konfirmim nga ana e artistit për pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të “Big Brother VIP Albania”.

Përgjigjja e tij ka lënë hapësirë për spekulime, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Sata do të vendosë të provojë këtë format televiziv apo do të vijojë të përqendrohet te karriera dhe projektet e tij muzikore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?