Ish- ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth, ka dënuar ashpër deklaratat e Ivica Daçiçit për Prizrenin, duke i cilësuar ato si pretendime territoriale ndaj një shteti fqinj. Të shtunën zëvendëskryeministri serb Ivica Daçiç, deklaroi në një tubim zgjedhor se flamuri serb "herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren". Në një reagim në platformën X, Roth tha se kjo rrugë çon drejt luftës dhe jo drejt Bashkimit Europian. “E mjera Serbi! Ivica Daçiç dëshiron që flamuri serb të valvitet mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një fqinji më lënë pa fjalë. Votuesit serbë duhet ta dinë se për çfarë po vendosin më 25 tetor. Kjo rrugë çon në luftë. Nuk çon drejt BE-së. Jo më para të BE-së për Serbinë!”, ka shkruar Roth.