E kërcënonte me mesazhe/ Shqiptari ndjek ish-partneren deri në piceri, gruaja mbyllet në tualet dhe telefonon policinë

Bota

E kërcënonte me mesazhe/ Shqiptari ndjek ish-partneren deri në

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Mestre të Venecias, Itali, pasi dyshohet se përndiqte prej kohësh ish-partneren e tij. E frikësuar nga prania e tij, gruaja u detyrua të mbyllej në tualetin e një picerie, nga ku njoftoi policinë.

Sipas mediave italiane, efektivët mbërritën në lokal pas telefonatës së gruas dhe arrestuan në flagrancë shqiptarin, nën dyshimin për përndjekje.

Nga verifikimet paraprake rezultoi se burri dyshohet se e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren përmes mesazheve dhe telefonatave, si dhe ishte përpjekur disa herë ta takonte në vendet që ajo frekuentonte.

 Kjo sjellje, sipas policisë, i kishte shkaktuar gruas ankth të vazhdueshëm dhe e kishte detyruar të ndryshonte zakonet e përditshme për t’i shmangur.

Situata u përshkallëzua kur burri u shfaq në picerinë ku ndodhej ish-partnerja. E frikësuar, ajo u izolua në tualet dhe kërkoi ndihmën e policisë.

Pas rindërtimit të ngjarjeve dhe verifikimit të sjelljes së dyshuar përndjekëse, policia e arrestoi shqiptarin për veprën penale të përndjekjes. Autoritetet italiane po vijojnë procedurat ligjore për rastin.

ME TE LEXUARAT